Aktualitet

Ndërtime pa leje në Kepin e Rodonit, arrestohet një persona, shpallet në kërkim një tjetër, 5 procedohen penalisht

19 Qershor 2021, 15:24 Nga DOSJA
Ndërtime pa leje në Kepin e Rodonit, arrestohet një persona,

DURRËS– Një person është vënë në pranga, një tjetër është shpallur në kërkim dhe pesë të tjerë janë proceduar penalisht pas aksionit të shembjeve të ndërtimeve pa leje në Kepin e Rodonit. Sipas njoftimit të policisë mësohet se të shtatë personat janë konstatuar duke kryer punime pa leje.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Policia e Durrësit aksion të përbashkët me IKMT, për prishjen e objekteve të cilat nuk disponojnë leje përkatëse. Arrestohet 1 shtetas, procedohen penalisht 5 të tjerë, 1 shpallet në kërkim, pasi u konstatuan duke kryer punime pa leje. Policia e Durrësit, në bashkëpunim me IKMT, në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e veprimet të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, për marrjen e masave me qëllim parandalimin, evidentimin dhe prishjen e objekteve pa leje, veçanërisht në zonat bregdetare, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, gjatë kontrollit të territorit në të gjithë vijën bregdetare të Durrësit, kanë konstatuar disa ndërtime pa leje të cilat po kryheshin pa lejen e organeve kompetente. Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, u proceduan penalisht shtetasit:

– A. Sh., 62 vjeç,

– N. M., 52 vjeç,

– M. K., 59 vjeç, banues në Durrës;

– A.Sh, 50 vjeçe, u shpall në kërkim.

Ata janë konstatuar tek Kepi Rodonit, Shetaj, Durrës, duke kryer punime pa lejen e organeve kompetente. U procedua shtetasi R. H., 68 vjeç, banues në fshatin Bozanxhije, Durrës, pasi u konstatua në Rromanat, Durrës, duke kryer punime pa lejen e organeve kompetente.

U procedua shtetasi Dh. G., 66 vjeç, pasi u konstatua në lagjen nr. 10, Durrës, duke kryer punime pa lejen e organeve kompetente. U arrestua në flagrancë shtetasi E. Th., 30 vjeç, banues në Karpen, Shijak, pasi u konstatua në fshatin Vlashaj, duke kryer punime pa lejen e organeve komentete. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Sot, u shembën katër objekte në zonën e Kepit të Rodonit. Objektet pa leje u shembën në vijim të operacionit “Bregdeti Ynë”. Më herët janë shembur ndërtesa pa leje në Ksamil, Velipojë dhe në Shëngjin.

(F.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet aksioni bregdeti yne ndertim pa leje shembje te kepi i rodonit aksioni bregdeti yne ndertim pa leje shembje te kepi i rodonit

Sondazh

Poll