Asnjë viktimë nga Covid-19 në 24 orët e fundit, shënohen 4 raste të reja
19 Qershor 2021, 14:47Nga DOSJA
TIRANË– 2 mijë e 454 viktima, 124 raste aktive dhe 129 mijë e 910 të shëruar. Ky është bilanci i Covid-19 që nga fillimi i pandemisë në vend. Në 24 orët e fundit nuk është shënuar asnjë viktimë në vend. Në 24 orët e fundit janë kryer 2771 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 4 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 2 raste në Tiranë, nga 1 rast në Durrës, Vau i Dejës.
Aktualisht janë 124 pacientë aktivë me Covid19 në vend. Po marrin trajtim spitalor të specializuar 7 pacientë, nga të cilët 3 pacientë janë në terapi intensive. Në 24 orët e fundit janë shëruar 7 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,910 që nga fillimi i epidemisë.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19 dhe të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes. Për çdo dyshim, kontaktoni me mjekun tuaj të familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.
Statistika (19 Qershor 2021)
Raste të reja ditore 4 Të shëruar në 24 orë 7 Të shtruar në spitale 7 Humbje jete në 24 orë 0 Testime ditore 2771
Testime totale 774,257 Raste pozitive 132,488 Raste të shëruara 129,910 Raste Aktive 124 Humbje jete 2,454
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
TIRANË– 22-vjeçari Endri Zaja, i cili ishte shpallur në kërkim është vënë në pranga nga Policia e Durrësit, teksa bënte plazh. Mësohet se Zaja ndodh...
TIRANË– Data shënon 19 qershor dhe temperaturat janë 32 gradë celsius, por kjo është minimalja e tempraturave ‘të çmendura’ me të cilat do të keni t...
ELBASAN– Pamjet e mëposhtme tregojnë momentin kur një prej personave që mbeti i plagosur në aksidentin e ndodhur mesditën e sotme në Elbasan, është nxjerrë nga ...
ELBASAN– Fotoja që po shikoni vjen nga Elbasani, nga zona e Bradasheshit, aty ku u shënua një aksident i rëndë mesditën e sotme.Siç shihet edhe në pamje,...
VLORË– Ndonëse ditët e fundit ka nsiur një aksion për pastrimin e bregdetit shqiptar, në Karaburun, qeset me plehra janë harruar. Dosja.al ju sjell f...
ELBASAN– Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik. Mësohet se ngjarja e rëndë është regjistruar në aksin Elbasan-Bradashesh m...
LEZHË– Një person i identifikuar si Bledi Dushku është dhunuar në Lezhë dhe ka përfunduar në Urgjencën e spitalit të këtij qyteti. Mësohet se Dushku është ...
TIRANË– Një ngjarje e trishtë ka ndodhur ditën e sotme në kryeqytet. Në një video të publikuar nga ‘JOQ’, shihen policët bashkiakë të cilët marrin nga treg...
SKOCI-Dy shqiptarë janë arrestuar në Skoci pasi janë kapur në një shtëpi ku kultivonin kanabis.Mediat raportojnë se Orges Rizaj 28-vjeç dhe Agustin Gremb...