Sport

Tërhiqet Anglia para UEFA-s, heq karantinën për personat VIP të “Euro2020”-s

19 Qershor 2021, 09:23 Nga DOSJA
Tërhiqet Anglia para UEFA-s, heq karantinën për personat VIP

 

ANGLI – Mjaftoi “kërcënimi”. Qeveria Britanike do të lejojë hyrjen pa detyrim karantine të 2.500 personave VIP, për gjysmëfinalet dhe finalen në “Wembley”, me synimin për të shmangur ndryshimin e vendit të ndeshjeve kulmore të “Euro2020”-s.

UEFA e kërcënoi dje qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar se mund ta spostojë në Budapest finalen e madhe, nëse nuk ndryshojnë rregullat për karantinën e detyrueshme. Sipas gazetës “The Times”, ministrat britanikë tashmë janë në bisedime për t’i paraqitur lehtësirat e nevojshme UEFA-s, që do të lejojnë hyrjen e rreth 2.500 njerëzve pa nevojën e izolimit të detyrueshëm 10-ditor në Mbretërinë e Bashkuar.

Ky hap do të shuante kërcënimet e UEFA-s për t’i zhvendosur gjysmëfinalet dhe finalen e turneut në Budapest (Hungari), ku përveç kapacitetit të plotë në stadium, nuk ka pengesa për hyrjen në vend. Imponimi i kësaj karantine 10-ditore, bëri që “Wembley” të humbiste finalen e Champions League, e cila u transferua në Porto, pavarësisht se u luajt nga dy skuadra angleze.

B.T (Dosja.al)

 

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport budapest (hungari) euro2020 qeveria britanike uefa wembley budapest (hungari) euro2020 qeveria britanike uefa wembley

Sondazh

Poll

Sport 18 Qershor 2021, 16:21

Christian Eriksen del nga spitali

DANIMARKE – Christian Eriksen ka dalë nga spitali, pasi ka kryer me sukses ndërhyrjen që iu bë në zemër për t’i implementuar një defribilator automatik…Futbolli...