Sport

“Copa America” / Argjentina mund Uruguajin, Messi lojtari i ndeshjes

19 Qershor 2021, 04:53 Nga DOSJA
“Copa America” / Argjentina mund Uruguajin, Messi lojtari i ndeshjes

BRAZIL – Në orët e para të mëngjesit të sotëm, dy pesha të rënda të futbollit të Amerikës së Jugut, Argjentina dhe Uruguaji u përballën në Brazilia, në ndeshjen e tyre të dytë në grupin A të “Copa America”.

Skuadra “Albiceleste”, e marrë përdore nga ylli Lionel Messi, ia arriti të fitonte ndeshjen me rezultatin 1-0, pas golit të Guido Rodriguez në minutën e 13-të, i cili dërgoi topin në rrjetë, pas një assis të marrë kapiteni i Argjentinës.

Uruguajanët edhe pse u përpoqën të ndryshonin fatin e ndeshjes, nuk ia arritën. Lionel Messi, në dy ndeshjet e zhvilluara për “Copa America”, ka shënuar një gol, ka dhuruar një assis dhe është vlerësuar dy here si “lojtari më i mirë i ndeshjes”.

Argjentina, edhe pse e nisi “Copa America” me një barazim 1-1 me Kilin, nuk e fsheh synimin e saj se është në kërkim të fitores së një trofeu të munguar prej 28 vitesh. Kapiteni i saj, Leo Messi, përpos se është në një formë të mire sportive, është tepër i motivuar për këtë.

? Another magical Messi assist. Another great result for @Argentina ☑️

?? Lionel Scaloni’s side are now 15 games unbeaten ?@CopaAmerica | @TeamMessipic.twitter.com/SKHl4KUpHM

— FIFA.com (@FIFAcom) June 19, 2021

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport argjentina copa america grupi a lionel messi uruguaji argjentina copa america grupi a lionel messi uruguaji

Sondazh

Poll

Sport 18 Qershor 2021, 16:21

Christian Eriksen del nga spitali

DANIMARKE – Christian Eriksen ka dalë nga spitali, pasi ka kryer me sukses ndërhyrjen që iu bë në zemër për t’i implementuar një defribilator automatik…Futbolli...