Sport

Southgate: “Natë zhgënjyese, nuk bëmë sa duhet për të fituar”

19 Qershor 2021, 03:39 Nga DOSJA
Southgate: “Natë zhgënjyese, nuk bëmë sa duhet

ANGLI – Derbi ishullor i “Euro 2020” nuk prodhoi asnjë gol në “Wembley”. “Tre Luanët” hasën në murin e fortë të mbrojtjes skoceze, teksa rrezikuan ta humbnin ndeshjen. Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate, në konferencën e shtypit pas ndeshjes, është shprehur se pret më shumë nga djemtë e tij.

“Natë zhgënjyese, ne e dimë që mund të luajmë shumë më mirë se kaq, por duhet pranuar që Skocia luajti mirë. Nuk bënë aq sa duhet për të fituar ndeshjen. Në një turne si “Euro2020”, kur e sheh që nuk mund të fitosh dot është mirë dhe e rëndësishme të mos mposhtesh.

E ndjeva që kishim nevojë për të mbështetur mbrojtjen. Ky është shkaku pse aktivizova Rashford në vend të Kane, pasi mendova që Markus do të na jepte atë energji që po na mungonte”,- deklaroi Southgate.

Pas kësaj ndeshjeje, ku Skocia doli e kënaqur pasi arritën të merrnin një pike shprese, Anglia kryeson grupin D me 4 pikë, po aq sa ka edhe Çekia, kundërshtari i radhës me të cilin do të ndeshen më 22 qershor, në orën 21:00.

B.T (Dosja.al)

 

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport gareth southgate skocia trajneri i anglise tre luanet wembley gareth southgate skocia trajneri i anglise tre luanet wembley

Sondazh

Poll

Sport 18 Qershor 2021, 16:21

Christian Eriksen del nga spitali

DANIMARKE – Christian Eriksen ka dalë nga spitali, pasi ka kryer me sukses ndërhyrjen që iu bë në zemër për t’i implementuar një defribilator automatik…Futbolli...