Sport

“Copa America” / Kili mundi Bolivinë, me një gol të “anglezit” Brereton

19 Qershor 2021, 05:24 Nga DOSJA
“Copa America” / Kili mundi Bolivinë, me një gol të

BRAZIL – Në ndarjen midis ndarjes së ditës së premte me të shtunën, në “Arena Pantanal” (Cuiaba), Kili mundi me rezultatin 1-0 Bolivinë, në ndeshjen e dytë të grupit A për “Copa América”.

Goli i vetëm dhe i fitores u realizua nga Brereton, pas një assisti të dhënë nga Edu Vargas në minutën e 10-të të takimit. Në vijim kilianët e menaxhuan rezultatin përballë presionit të bolivianëve. Vidal (69’) doli nga fusha e lojës.

Ben Brereton ishte heroi i ri i Kilit, teksa shënoi golin e fitores kundër Bolivisë, në startin e tij të parë ndërkombëtar. 22-vjeçari, i lindur nga një baba anglez dhe një nënë kiliane, është aktivizuar edhe me ekipet e moshave të Anglisë.

Pas dy ndeshjesh të zhvilluara në grupin A, renditjen e kryeson Argjentina me 4 pikë, po aq sa edhe Kili. Ato ndiqen nga Paraguaji me 3 pikë dhe Uruguaji e Bolivia me zero pikë.

Stoke born, Blackburn Rovers striker Ben Brereton has just scored for CHILE in the #CopaAmerica ?pic.twitter.com/ModkckZ4nB

— Tez (@tezilyas) June 18, 2021

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport 22-vjeçari ben brereton bolivia copa america kili 22-vjeçari ben brereton bolivia copa america kili

Sondazh

Poll

Sport 18 Qershor 2021, 16:21

Christian Eriksen del nga spitali

DANIMARKE – Christian Eriksen ka dalë nga spitali, pasi ka kryer me sukses ndërhyrjen që iu bë në zemër për t’i implementuar një defribilator automatik…Futbolli...