Sport

Bie edhe kandidatura e Gattusos, pankina e Tottenham ende vakant…

19 Qershor 2021, 05:50 Nga DOSJA

ANGLI – Pas dy ditësh të trazuara, në të cilat dy trajnerët, Paulo Fonseca dhe Gennaro Gattuso, dukej se ishin një hap larg stolit të Tottenham janë rrëzuar si kandidatura. Mësohet se drejtuesit e Spurs, kanë vendosur që t’ia besojnë stolin e tyre, njërit mes spanjollit Ernesto Valverdes dhe gjermanit Ralf Rangnick.

Valverde, një ish-trajner i Barcelonës, ka qenë pa kontratë për rreth një vit e gjysmë pas shkarkimit të tij nga klubi “blaugrana”, ndërsa për Rangnick, për të cilin u përfol se ishte shumë afër Milanit një vit më parë, në Angli do të rikthehej pas dy vitesh, raporton “Sky”.

Por sakaq, pas tyre, si kandidaturë më e fundit ka dalë në skenë dhe po përflitet në mediat sportive edhe emri i trajnerit Jurgen Klinnsman, i cili disa vite më parë ka drejtuar edhe kombëtaren e Gjermanisë.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport ernesto valverdes gennaro gattuso jurgen klinnsman paulo fonseca ralf rangnick tottenham ernesto valverdes gennaro gattuso jurgen klinnsman paulo fonseca ralf rangnick tottenham

Sondazh

Poll

Sport 18 Qershor 2021, 16:21

Christian Eriksen del nga spitali

DANIMARKE – Christian Eriksen ka dalë nga spitali, pasi ka kryer me sukses ndërhyrjen që iu bë në zemër për t’i implementuar një defribilator automatik…Futbolli...