Sport

Robertson: “Patëm shanse të mëdha, me pak fat mund të kishim fituar”

19 Qershor 2021, 04:01 Nga DOSJA
Robertson: “Patëm shanse të mëdha, me pak fat mund të

ANGLI – “Tre Luanët” dështuan në synimin e tyre për të marrë 3 pikët ndaj Skocisë dhe siguruar biletën për vazhdimin e “Euro2020” më tej. Derbi britanik u mbyll pa fitues, me barazimin 0-0, pas të cilit skocezët siguruan një pikë që i mban ende në lojë.

Rastin më të mirë për të shënuar në ndeshje e pati Stones, i cili goditi shtyllën në minutën e 11-të të takimit. Mirëpo, pas ndeshjes, mbrojtësi dhe kapiteni i Skocisë, Andy Robertson, ka deklaruar se me më tepër fat, mund edhe ta fitonin ndeshjen.

“Po ne e bëmë tonën dhe e meritonim fitoren. Unë nuk mendoj se shumë mund të argumentojnë se patëm shanse të mëdha. Disa herë ne e mbajtëm topin shkëlqyeshëm, duke i surprizuar ata. Me pak fat mund të kishim marrë më shumë nga ky takim”,- tha kapiteni i Skocisë.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport andy robertson derbi britanik kapiteni i skocisë andy robertson derbi britanik kapiteni i skocisë

Sondazh

Poll

Sport 18 Qershor 2021, 16:21

Christian Eriksen del nga spitali

DANIMARKE – Christian Eriksen ka dalë nga spitali, pasi ka kryer me sukses ndërhyrjen që iu bë në zemër për t’i implementuar një defribilator automatik…Futbolli...