Sport

VIDEO/Çekia tregon muskuj e gjak për një pikë, Kroacia luan fatet e Europianit me Skocinë

18 Qershor 2021, 17:52 Nga DOSJA
VIDEO/Çekia tregon muskuj e gjak për një pikë, Kroacia

SKOCI-Nuk ka fitues mes Kroacisë e Çekisë. Takimi zhvilluar në ‘Hampden Park’ të Skocisë përfundoi me shifrat 1-1, një rezultat që ndoshta i shkon për shtat çekëve. Gjithçka nisi mirë për skuadrën e Silhavy-t kur në minutën e 36 bërryli i Dejan Lovren përfundon në fytyrën e Schick, i cili përfundon me një hundë të gjakosur nga kjo përplasje.

Arbitri ka vendosur që të arkordojë një 11 metërsh dhe prej aty është pikërisht Schick ai që shkon përballë portierit kundërshtar. Me hundën që vazhdon të rrjedhë gjak, sulmuesi çek nuk ndalet por tund rrjetën e Kroacisë. Në pjesën e dytë kroatët barazuan në minutën e 47′ me Perisic.

Realizimi i shpejtë i sulmuesit të Interit dha idenë se Kroacia mund të bënte përmbysjen e madhe, por që nuk rezultoi kështu. Me këtë rezultat, Çekia shkon në kuotën e 4 pikëve dhe do të luajë ndeshjen e fundit ndaj Anglisë,ndërsa Kroacia do të përballet me Skocinë.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport çekia euro 2020 kroacia çekia euro 2020 kroacia

Sondazh

Poll