Sport

Gjunjët nuk po i mbajnë më! Ibrahimovic operohet dhe ndryshon planet e merkatos te Milan

18 Qershor 2021, 18:50 Nga DOSJA
Gjunjët nuk po i mbajnë më! Ibrahimovic operohet dhe ndryshon

ITALI-Ibrahimovic u operua sot në Romë për të zgjidhur dëmtimin në gju që pësoi në ndeshjen ndaj Juventusit në muajin maj. Nëpërmjet një deklarate klubi sqaron se sulmuesi 39-vjeçar ka kryer një operacion në gjurin e majtë, në një klinikë të specializuar të Romës dhe tani ka nisur fazën e rehabilitimit.

“Zlatan Ibrahimoviç iu nënshtrua një operacioni artroskopik të gjurit në Spitalin Ndërkombëtar të UPMC Salvator Mundi në Romë. Operacioni u krye me sukses nga kirurgët Volker Musahl dhe Fabrizio Margheritini, në prani të drejtorit mjekësor të klubit Stefano Mazzoni dhe këshilltari ortopedik i Klubit Roberto Pozzoni. Zlatan është mirë dhe do të fillojë menjëherë procesin e rehabilitimit “.

Gjasat janë që sulmuesit veteran të kuqezinjve t’i duhen disa muaj për t’u rikuperuar dhe kjo përkthehet në një telash më shumë për Maldinin, që deri tani ishte në kërkim të një zëvendësuesi për Ibrën, por nga nesër do të duhet të mendojë për një sulmues titullar.

Drejtuesit e Milanit kanë si objektiv primar afrimin e francezit Olivier Giroud, i cili është nën kontratë me Chelsea-n, por do të mirëpriste një transferim në Serinë A, ndërsa tani në skenë ka dalë sërish emri i Belottit.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport ibrahimovic milan ibrahimovic milan

Sondazh

Poll