Aktualitet

Hapja e kufijvë me Greqinë, MEPJ njofton: Çfarë duhet të dini para se të udhëtoni

18 Qershor 2021, 12:58 Nga DOSJA
Hapja e kufijvë me Greqinë, MEPJ njofton: Çfarë duhet

TIRANË- Duke filluar nga dita e nesërme, në Greqi do të lejohet të kalojnë të gjitha kategoritë e udhëtarëve nga Shqipëria, si për qëllime familjare, ashtu dhe turistike.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, e cila sqaron se të gjithë udhëtarët se duhet të kenë me vete në kufi certifikatë vaksinimi, test PCR ose certifikat të diagnozës pozitive e vlefshme për dy deri në nëntë muaj.

Njoftimi i Ministrisë së Jashtme: 

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme bën me dije se prej datës 19 qershor, në Greqi do të lejohet të kalojnë të gjitha kategoritë e udhëtarëve nga Shqipëria, si për qëllime familjare ashtu dhe turistike.

Udhëtarët do të duhet të kenë me vete:
a) Formularin Plf
b) Certifikate vaksinimi, test PCR ose rapid ose
c) Certifikate se diagnozës pozitive e vlefshme për dy deri në nëntë muaj.

Fëmijët mbi 12 vjeç do të ketë të njëjtat kritere hyrëse si të rriturit.

Pavarësisht kësaj, në pikat kufitare do të vijojnë të kryhen teste të rastësishme nga autoritetet përkatëse.

Deri më datë 28 qeshor, mbeten në fuqi kuotat prej 1500 personave në ditë në Kakavijë, 250 në Qafë Botë dhe 400 në Kapshticë dhe më vonë pritet liberalizimi total i lëvizjes.
* Plotësimi i PLF është detyrueshem për të gjithë nga të gjitha pikat kufitare, tokësore ose ajrore.
Lutem plotësimin e këtij formulari të domosdoshëm në rat udhëtimi drejt Greqisë. Në rast se formulari nuk plotësohet online do të thotë që është arritur kuota ditore e ju duhet të zgjidhni një ditë tjetër për të udhëtuar drejt Greqisë.

(kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet hapet kufinjte me greqine kufinjte me greqine ministria e jashtme hapet kufinjte me greqine kufinjte me greqine ministria e jashtme

Sondazh

Poll