Aktualitet

I jepet lamtumira e fundit çiftit Pasho, djali i cili është i dyshuar për vrasjen e tyre prezent në ceremoni

18 Qershor 2021, 12:18 Nga DOSJA
I jepet lamtumira e fundit çiftit Pasho, djali i cili është i

ITALI– Taulant Pasho mori pjesë në varrimin e prindërve të tij, Shpëtimi dhe Teuta, Castelfiorentino (Firence), eshtrat e të cilëve u gjetën në Dhjetor të 2020 pranë Sollicciano në disa valixhe.

Sipas mediave italiane, djali 33-vjeçar i dy bashkëshortëve shqiptarë është ndër të dyshuarit për vdekjen e prindërve të tij. Burri u shoqërua në varreza nga policia e burgut që e lejoi atë të merrte pjesë në varrim e prindërve.

Ceremonia e varrimit u zhvillua gjatë një ore me arkivolet e mbërritura nga morgu i Careggi dhe morën pjesë rreth 80 persona, përfshirë të afërm dhe miq, pothuajse të gjithë me origjinë shqiptare si viktimat, dhe shumë prej të cilëve jetonin në zonën Empoles

Taulant Pasho, i pranishëm atje i shoqëruar nga oficerë të policisë së burgjeve me rroba civile u lejua të qëndronte për disa dhjetëra sekonda para varrimit dhe të përqafonte disa nga të pranishmit që erdhën ta takonin.

Shpëtimi dhe Teuta Pasho, të moshës 61 dhe 59 vjeç, u zhdukën në 2015 nga Firence. Trupat e tyre u gjetën pas vitesh të fshehura në disa valixhe. Ish e dashura e djalit të çiftit, Elona Kalesha, një 36-vjeçare shqiptare aktualisht e burgosur në burgun Sollicciano, u arrestua me akuzat e vrasjes, fshehjes dhe fyerjes së kufomave të bashkëshortëve. Vëllai i vogël i gruas, Denis Kalesha, është gjithashtu nën hetim, si dhe vetë Taulant Pasho.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet çiftit shqiptar shpëtim dhe teuta pasho denis kalesha elona kalesha taulant pasho çiftit shqiptar shpëtim dhe teuta pasho denis kalesha elona kalesha taulant pasho

Sondazh

Poll