Aktualitet

Ngjarja në ish-Bllok, Gjykata shpall vendimin për Merviol Bilon, 4.8 vite burg i konvertohen në shërbim prove

18 Qershor 2021, 12:08 Nga DOSJA
Ngjarja në ish-Bllok, Gjykata shpall vendimin për Merviol Bilon, 4.8

TIRANË– Gjykata e Tiranës shpalli vendimin për Merviol Bilon, duke e dënuar me 7 vite burg për plagosje e armëmbajtje pa leje. Duke qenë se ish-komandoja ka pranuar gjykimin e shkurtuar, gjykata e Tiranës ka vendosur që dënimin me burg ta konvertojë në 4 vite e 8 muaj shërbim prove.  

Bilo, i cili është shpallur në kërkim që prej tetorit të vitit 2018, pas vrasjes në ish-bllok, ku humbi jetën Fabian Gaxha, akuzohej për “plagosje të rëndë në kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme”.

Argumenti i përdorur nga prokuroria është fakti se ish-komandoja nuk kishte për qëllim ta vriste Fabian Gaxhën, por e ka plagosur atë pasi i rrezikohej jeta. Sipas prokurorisë, Gaxha ishte i pari që qëlloi dhe Bilo iu përgjigj për t’u mbrojtur. Prokuroria ka mbërritur në këtë konkluzion duke pretenduar se Bilo ka vepruar në kushtet e vetëmbrojtjes, duke e shpëtuar kështu nga burgu dhe arratia.

Gjithashtu, Prokuroria akuzon Redi Popeskun, Geldi Hoti Licajn, Ervin Matën, Ajax Boshnjakun dhe Fabio Alushin për moskallëzim krimi.

Vrasja në ish-Bllok, si u trondit zemra e kryeqytetit nga plumbat

Mbrëmjen e 4 tetorit 2018, rreth orës 21:00, në lokalin “Monopol” mu në zemër të ish-bllokut, pati një përplasje me armë ku për pasojë mbeti i vrarë Fabjol Gaxha, ndërsa u plagosën Ervis Martinaj dhe shoku i tij Eljon Hato. Në kërkim u shpall Ervin Mata dhe Merviol Bilo. Mata u dorëzua dhe u la i lirë, ndërsa ende i paarrestuar ishte komandoja Merviol Bilo. Tashmë arratisë i erdhi fundi dhe ish-komandoja mund të lëvizë i lirë.

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet denimi per merviol bilon merviol bilo denimi per merviol bilon merviol bilo

Sondazh

Poll

Aktualitet 18 Qershor 2021, 10:13

VLORË- Dalin pamjet nga momenti i sherrit mes studiuesit Auron Tare, banorëve të zonës së Bënçës dhe përfaqësuesëve të firmës “Erald”, ku është usht...