Aktualitet

Brenda dy ditësh vijnë të tjera vaksina, Manastirliu: Ulim fashën e vaksinimit në +50 vjeç

18 Qershor 2021, 12:26 Nga DOSJA
Brenda dy ditësh vijnë të tjera vaksina, Manastirliu: Ulim

TIRANË– Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka njoftuar këtë të premte se në dy ditët e ardhshme pritet që të vijnë sasi të tjera vaksinash që përfitohen si pasojë e kontratrave të ndryshme. Manastirliu u shpreh se fillimisht do të vijnë 100 mijë vaksina Coronavac ndërsa të hënën sasia tjetër e dozave Pfizer.

Ne jemi duke punuar që gjatë sezonit veror të kemi vëmendje të posaçme tek vaksinimi. Ashtu sikurse përgjatë gjithë këtyre muajve, jemi duke punuar për të patur një intensitet dhe ritëm të latrtë të vaksinimeve. Presim që brenda 2 ditëve të ardhshme të kemi sërish një lëvrim të kontratave të vaksinave të lidhura. Do të jenë 100 mijë vaksina Coronavac që pritet të mbërrijnë në ditët e ardhshme ndërkohë 11 700 vaksina Pfizer pritet që të mbërrijnë ditën e hënë. Me këtë mbërritje të vaksinave do të mundemi që të zgjerojmë fashën e vaksinimeve sipas kalendarit tonë dhe planit duke e ulur në 50 vjeç dhe duke ia dedikuar si fillim atyre që kanë sëmundje kronike një vaksinim të shpejtë”, tha Manastirliu.

(A.B)/Dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet ogerta manastirliu ogerta manastirliu

Sondazh

Poll