Aktualitet

Me pistoletë në brez! Pranga menaxherit të një lokali në Tiranë, si u kap 26-vjeçari

18 Qershor 2021, 12:15 Nga DOSJA
Me pistoletë në brez! Pranga menaxherit të një lokali

TIRANË– Një 26-vjeçar me iniciale M. H., është kapur nga Policia e Shtetit me armë zjarri pa leje. I riu ishte i punësuar si administrator dhe magaziner në një lokal të Tiranë.

NJOFTIMI I PLOTË:

Tiranë

Goditet një tjetër rast i armëmbajtjes pa leje. Sekuestrohet një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak, vihet në pranga poseduesi i tyre. Në vijim të punës për rritjen e parametrave të sigurisë, si rezultat i kontrolleve të shtuara për kapjen e personave në kërkim dhe atyre që posedojnë armë zjarri, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, Forca e Posaçme Operacionale në DVP Tiranë në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.3 kanë goditur një tjetër rast të armëmbajtjes pa leje.

Në përfundim të veprimeve është bërë dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit: M. H., 26 vjeç, banues në Tiranë. Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në magazinën e lokalit ku ky shtetas ishte i punësuar si administrator dhe magaziner, kanë gjetur dhe sekuestruar 1 armë zjarri pistoletë dhe një sasi municioni luftarak. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet policia e shtetit tirane policia e shtetit tirane

Sondazh

Poll