Aktualitet

Vdekja e dy elektricistëve në Fier, Gjykata jep masën për drejtorin dhe inxhinierin e OST

18 Qershor 2021, 11:59 Nga DOSJA
Vdekja e dy elektricistëve në Fier, Gjykata jep masën për

FIER– Gjykata e Fierit ka dhënë masën e sigurisë “detyrim paraqitjeje” për drejtorin OST-së Andi Prifti dhe inxhinierin Eriseld Lala, të cilët u arrestuan disa ditë më parë për shpërdorim detyre pas vdekjes së dy elektriçistëve në Roskovec.

Dy punonjësit e OST, Gjergji Duka, 50 vjeç dhe Bashkim Saliasi, 64 vjeç humbën jetën pasi shtylla e tensionit të lartë në të cilën po punonin u thye.

Prifti dhe Lala  akuzohen se në bashkëpunim me njeri tjetrin kanë urdhëruar punonjësit të kryejnë punime në mënyrë të kundraligjshme në linjën 110 KV në Jagodinë.

Ngjarja e rëndë ndodhi tre ditë më parë, ku dy elektricistët Bashkim Silasi dhe Gjergj Duka, kanë qenë duke punuar për të shtrirë një rrjet elektrik të tensionit të lartë në këtë shtyllë. Shtylla elektrike ka qenë me probleme pasi nga erozioni ishte kalbur dhe është thyer në dysh nga pesha e elektricistëve dhe së bashku me shtyllën janë rrezuar në tokë, ku gjetën vdekjen.

(kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet andi prifti bashkim saliasi eriseld lala gjergji duka andi prifti bashkim saliasi eriseld lala gjergji duka

Sondazh

Poll

Aktualitet 18 Qershor 2021, 10:13

VLORË- Dalin pamjet nga momenti i sherrit mes studiuesit Auron Tare, banorëve të zonës së Bënçës dhe përfaqësuesëve të firmës “Erald”, ku është usht...