Aktualitet

Heqja e kufizimeve nga Gjermania, ambasada në Tiranë del me njoftim: Ju duhet testi i Covid-it ose vaksinimi

18 Qershor 2021, 12:26 Nga DOSJA
Heqja e kufizimeve nga Gjermania, ambasada në Tiranë del me njoftim:

TIRANË– Ambasada gjermane në Tiranë ka dalë me njoftim zyrtar pas vendimit të Gjermanisë për të hequr kufizimet me Shqipërinë, duke nisur nga 20 qershori.

Përmes një njoftimi në ‘Facebook’, ambasada shkruan se duke filluar nga 20 qershori udhëtimi për në Gjermani i personave rezidentë në Shqipëri lejohet për të gjitha qëllimet e udhëtimit. Ambasada shkruan se për udhëtimet hyrëse me rrugë ajrore, është e domosdoshme një dëshmi e testit, një dokument që provon shërimin apo vaksinimi.

Mesazhi i ambasadës:

Heqja e kufizimeve të udhëtimeve hyrëse nga Shqipëria në Gjermani. Qeveria Federale ka hequr të gjitha kufizimet e udhëtimeve hyrëse për personat rezidentë në Shqipëri me efekt që nga dita e dielë, 20 qershor, ora 0:00 CET. Që nga kjo datë, udhëtimi për në Gjermani i personave rezidentë në Shqipëri, lejohet përsëri për të gjitha qëllimet e udhëtimit. Për udhëtimet hyrëse me rrugë ajrore, është e domosdoshme një dëshmi e testit, një dokument që provon shërimin apo vaksinimin.

Duke filluar nga e diela, më 20 qershor, shtetasit nga Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut do të lejohen të hyjnë sërish në Gjermani pa qenë nevoja të justifikojnë shkakun e udhëtimit. Lajmin e beri ë ditur Ministria gjermane e Punëve të Brendshme në faqen e internetit.

(Kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet ambasada gjermane gjermania hap kufijte ambasada gjermane gjermania hap kufijte

Sondazh

Poll