Banorët e Bënçës përplasen me pronarët e kompanisë së asfaltit, Auron Tare: Kërcënuan se do na vrisnin
18 Qershor 2021, 11:18Nga DOSJA
VLORË-Banorët e Bënçës pasi kanë protestuar për ndërtimin e kantierit dhe fabrikës asfaltit që do të shfrytëzohet për punimet e rrugës Tepelenë-Kurvelesh janë përplasur me punonjësit e firmës.
Ata kanë ngritur zërin për ndotjen që po shkaktojnë këto punime në atë zonë. Sipas banorëve është marrë një vendim i njëanshëm dhe nuk është marrë aspak opinioni i tyre për këtë çështje.
Mësohet po ashtu se është dhunuar edhe aktivisti për mbrojtjen e mjedisit Auron Tare, i cili ishte krah banorëve.
Aktivisti Auron Tare tha për “Breaking” tha se pronarët e 3 kompanive e kanë kërcënuar se do ta vrisnin me armë.
“Po të kisha armë do të të kisha vrarë dhe ty dhe të gjithë ata që janë këtu, më thanë 3 pronarët e kompanive”, tha Tare.
Protestuesit kërkojnë të largohet firma e ndërtimit të fabrikës së asfaltit, ndërkohë që është hedhur ideja dhe për një grevë uria që mund të nisë nëse do të ketë një shterim negociatash. Ato kërkojnë largimin e kompleksit industrial nga zona që është ndërtuar.
(e.k/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
Gjykata e Krujës me trupë gjyqësore të deleguar nga KLGJ, Shefkie Demiraj, Kastriot Gramshi e dënoi me 30 vite burg të shumë kërkuarin Agron Tufa nën akuzë për ...
GREQI– Greqia ditën e sotme ka vendosur që të hapë kufijtë me Shqipërinë duke filluar nga data 28 Qershor.Ky vendim erdhi pas rekomandimit të KE-së, ku u drejto...
DURRËS- Pushuesit kosovarë frekuentojnë Durrësin në mënyrë të rregullt sidomos vitet e fundit por duket që kjo gjë i ka irrituar qytetarët e Durrësit.Foto ...
TIRANË– Prokurorja Elisabeta Imeraj është dorëhequr nga kandidimi si prokurore në Strukturën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar,...
TIRANË– Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) ka shkarkuar ditën e sotme nga detyra kryetarin e Gjykatës së Apelit Administrativ Tiranë, Kastriot Selit...
Aktualitet18 Qershor 2021, 10:13
VLORË- Dalin pamjet nga momenti i sherrit mes studiuesit Auron Tare, banorëve të zonës së Bënçës dhe përfaqësuesëve të firmës “Erald”, ku është usht...
TIRANË– Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka konfiskuar pasuritë e Moisi Habilajt dhe familjarëve të tij. Në vendimin e...
VLORË– Një pushues i huaj është mbytur ditën e sotme në Vlorë, në zonën e Lungomares. 60-vjeçari me origjinë nga Austria është gjetur i pajetë nga a...