Sport

Tenisi “humb” dy yje, Nadal dhe Osaka tërhiqen nga Wimbledoni

18 Qershor 2021, 05:49 Nga DOSJA
Tenisi “humb” dy yje, Nadal dhe Osaka tërhiqen nga Wimbledoni

ANGLI – Dy yjet e tenisit botëror, Rafael Nadal dhe Naomi Osaka, kanë njoftuar se nuk do të jenë të pranishëm në Grand Slam të Wimbledonit, i cili vitin e kaluar nuk u zhvillua për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Agjenti i Osakës, Stuart Duguid, ka njoftuar se kampionia katër herë e titullit Grand Slam, ka në plan të marrë pjesë në Lojërat Olimpike Verore dhe nuk do të marrë pjesë në turneun e Wimbledonit. “Ajo po merr ca pushime me miqtë dhe familjen e saj,”- ka shkruar Duguid. “Do të jetë gati për Lojërat Olimpike dhe është e ngazëllyer që do të luajë para tifozëve në vendin e saj.”

Tenistja 23-vjeçare Naomi Osaka, ka lindur në Japoni nga një nënë japoneze dhe një baba haitian. Familja e saj u shpërngul në Shtetet e Bashkuara kur ajo ishte 3 vjeç. Aktualisht Osaka është sportistja më e paguar dhe më e mira për vitin 2020.

Sakaq, edhe Rafael Nadal, dy herë kampion i Wimbledonit, njoftoi të enjten përmes një serie postimesh në rrjetet sociale, se ai do të humbasë gjithashtu edhe Lojërat Olimpike të Tokios, për të pushuar dhe shëruar “trupin”.

“Qëllimi”,- thotë 35-vjeçari spanjoll, “është të zgjas karrierën time dhe të vazhdoj të bëj atë që më bën të lumtur”. Nadali humbi ndaj Novak Djokovic-it në katër sete rraskapitëse që zgjatën më shumë se katër orë në gjysmëfinalet e “French Open” javën e kaluar, humbja e tretë në karrierën e tij prej 108 ndeshjesh në këtë turne.

Nadali vuri në dukje lodhjen, si një nga arsyet e humbjes ndaj Djokovic-it. Në një postim në Twitter, ai shprehet se shmangia e disa aktiviteteve të trupit “është një faktor shumë i rëndësishëm në këtë fazë të karrierës time në mënyrë që të përpiqem të vazhdoj të luftoj për nivelin më të lartë të konkurrencës dhe titujve”.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport grand slam të wimbledonit naomi osaka rafael nadal grand slam të wimbledonit naomi osaka rafael nadal

Sondazh

Poll