Sport

Herald Marku firmos me Partizanin, niset menjëherë drejt Ohrit!

18 Qershor 2021, 05:04 Nga DOSJA

TIRANE – Partizani e kishte paralajmëruar një gjë të tillë. Të kuqtë e kryeqytetit kanë firmosur me mesfushorin Herald Marku, një nga lojtarët më të mirë të Vllaznisë në sezonin e kaluar. Ai ka marrë fanellën me numrin 7, që sezonin e kaluar e ka mbajtur Erald Çinari, i cili është larguar drejt Turqisë gjatëp kësaj meraktoje.

“FK Partizani njofton arritjen e marrëveshjes me Herald Markun. Mesfushori 25-vjeçar ka nënshkruar sot një kontratë 2-vjeçare me të kuqtë.

Marku, një produkt i akademisë së kuqe, rikthehet te Partizani pas një sezoni shumë pozitiv tek ekipi Vllaznisë dhe do të mbajë fanellën me nr.7,”- ka njoftuar vetë klubi i Partizanit nëpërmjet një komunikate për shtypin.

Mesfushori Herald Marku, pas përfundimit të procedurave burokratike, menjëherë ka udhëtuar drejt Ohrit, vend ku skuadra e Partizanit nën drejtimin e trajnerit Ilir Daja po vijon përgatitjet për Kupat e Europës”.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport herald marku klubi i partizanit te kuqte e kryeqytetit vllaznia herald marku klubi i partizanit te kuqte e kryeqytetit vllaznia

Sondazh

Poll