Sport

Gattuso drejt Premier Legue, pranë akordit dhe zyrtarizimit me Tottenham

18 Qershor 2021, 05:26 Nga DOSJA
Gattuso drejt Premier Legue, pranë akordit dhe zyrtarizimit me Tottenham

ITALI – Pas zyrtarizimit të “divorcit” me Fiorentinën, ish-trajneri i Milanit dhe Napolit, Genaro Gattuso me gjasa ka arritur akordin me skuadrën e madhe londineze të Tottenhamit, pankina e së cilës ka mbetur bosh që nga largimi i Jose Maurinhos.

Rino Gattuso ka fituar konkurrencën me Paulo Fonsecën dhe zyrtarizimi tij thuhet se është çështje orësh. 43-vjeçari pritet të firmosë një kontratë 2-vjeçare, me pagë prej 2,5 milionë euro në sezon.

Trajneri i Napolit sezonin e kaluar, u largua nga Fiorentina ende pa filluar sezoni, për arsye se kishte kërkuar blerjen e dy lojtarëve Noko Gonzales dhe Sergio Oliviera, të cilët janë propozuar nga agjenti Jorge Mendez, i cili gjithashtu përfaqëson edhe trajnerin.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport genaro gattuso ish-trajneri i milanit dhe napolit jorge mendez paulo fonsecën genaro gattuso ish-trajneri i milanit dhe napolit jorge mendez paulo fonsecën

Sondazh

Poll