Sport

“Copa America” / Brazili i pamëshirshëm, shpartallon Perunë dhe siguron çerekfinalen

18 Qershor 2021, 04:34 Nga DOSJA
“Copa America” / Brazili i pamëshirshëm, shpartallon

BRAZIL – “Selecao” nuk ka të ndalur dhe tani e shikon veten në çerekfinale të “Copa America”. Pas fitores 3-0 kundër Venezuelës, “La Seleçao”, në orët e para të mëngjesit të sotëm, zgjidhi lehtësisht një lojë që Neymar e udhëhoqi përsëri, duke shpartalluar edhe Perunë. Alex Sandro (12’), Neymar (68’), Ribeiro (90’)  dhe Richarlison (93’) ishin autorët e golave të shënuar për Brazilin.

Pas kësaj fitoreje, Brazili ngjitet në kuotën e 6 pikëve në grupin B të “Copa Amerika”, duke siguruar pjesëmarrjen e saj në çerekfinalet e këtij eventi. Ai ndiqet nga Kolumbia në vendin e dytë me 4 pikë dhe Venezuela me 1 pikë në vendin e tretë. Ekuadori dhe Peruja pa pike mbyllin renditjen e grupit.

Sonte, në orën 23:00, do të përballen Kili me Bolivinë, ndeshje kjo e vlefshme për grupin A, që kryesohet nga Paraguaji me 3 pikë pas një ndeshjeje.

#CopaAmérica ?

Veja os melhores momentos de ?? e ??! ?

No te pierdas lo mejor del triunfo de @CBF_Futebol ante @SeleccionPeru

?? Brasil ? Perú ??#VibraOContinente #VibraElContinente pic.twitter.com/pIkmdU4lMj

— Copa América (@CopaAmerica) June 18, 2021

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport “la seleçao” brazili copa america neymar peruja venezuela “la seleçao” brazili copa america neymar peruja venezuela

Sondazh

Poll