Aktualitet

Shtëpinë e kishte kthyer në bazë hashashi! Finalizohet operacioni, kapen 53 kg kanabis. Pranga 42-vjeçarit në Fier, mbront

18 Qershor 2021, 06:54 Nga DOSJA
Shtëpinë e kishte kthyer në bazë hashashi! Finalizohet

FIER– Policia e Shtetit ka vënë në pranga një 42-vjeçar nga Fieri, i cili kishte kthyer banesën e tij në një magazinë kanabisi. Gjatë operacionit “Vreshtas”, ku në pranga u vendos Muhamet Xhafaj, u gjetën dhe sekuestruan 56.3 kg kanabis; 2785 fara kanabisi, fidanë dhe një armë gjahu.

NJOFTIMI i PLOTË:

Fier

Finalizohet një tjetër operacion për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. Operacioni policor i koduar “Vreshtas”, i zhvilluar nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier. Sekuestrohen fara kanabisi, lëndë narkotike cannabis sativa, fidanë narkotikë dhe një armë gjahu karabinë.

Vihet në pranga autori i kësaj veprimtarie kriminale. Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier, në vijim të punës për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike dhe goditjeve kundër aktivitetit kriminal në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë policore, bënë të mundur finalizimin me sukses të operacionit policor të koduar “Vreshtas”.

Në kuadër të këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi M. Xh., 42 vjeç, banues në Cakran. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në territorin e banesës, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 56.3 kg lëndë narkotike cannabis sativa, 2785 fara kanabisi, fidanë të dyshuar cannabis sativa të kultivuar në vazo lulesh, 1 armë gjahu karabinë, sende që shërbejnë për kultivimin e bimëve narkotike dhe 2 aparate celularë.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Fier për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Trafikimi i lëndëve narkotike”, “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet fier muhamet xhafaj operacioni vreshtas policia e shtetit fier muhamet xhafaj operacioni vreshtas policia e shtetit

Sondazh

Poll

Aktualitet 18 Qershor 2021, 05:00

TIRANË– Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme, në hyrje të spitalit “Nënë Tereza”. Një mjet është përplasur me një motor, duke lënë të plagosur dre...

Aktualitet 17 Qershor 2021, 19:13

TIRANË– Teksa njerëzit që e donin të vdekur Besmir Haxhinë vazhdojnë të jenë në arrati, SPAK ka hapur dyert e burgut edhe për dy të nënkontraktuar nga grup...