Aktualitet

Vrau gruan, me foshnjën krah saj! HISTORIA e pilotit Babis, si e stisi grabitjen për të mbuluar krimin e tij. Futi në lojë

18 Qershor 2021, 06:35 Nga DOSJA
Vrau gruan, me foshnjën krah saj! HISTORIA e pilotit Babis, si e stisi

ATHINË– 37 ditë më parë, në orët e para të mëngjesit, një telefonatë alarmon Policinë e Atikës në Athinë. Një burrë, duke qarë, telefononte për të kërkuar ndihmë pasi 3 persona i kishin hyrë në shtëpi e i kishin vrarë gruan, nënën e vajzës 11-muajshe. 

Caroline Crouch, 20 vjeç, u gjet pajetë krah të bijës, ndërkohë që bashkëshorti Babis Anagnostopulos me lot “krokodili” tregonte në Polici sesi ishin grabitur gjatë natës. Madje duke iu përgjigjur pyetjeve të mediave, uronte të gjithë që të mos e kalonin atë që po kalonte ai.

Në rrëfimin e tij, për të cilin mendonte se ishte perfekt, tregonte se si tre persona të huaj kishin mësyrë në shtëpinë e tij, duke i vrarë fillimisht qenin dhe më pas gruan. Për ta bërë më të besueshme shpiku faktin se janë shqiptarë, ndoshta për të ngjallur më shumë reagime në opinionin publik, duke zhvendosur vëmendje nga vetja. Por kishte shumë mospërputhje? Fillimisht tha se vetë kishte pësuar gjendje të fikti, më pas pretendonte se kishte parë një shqiptar biond.

Më pas, asnjë shenjë nuk u gjet në shtëpi për të çuar tek agresorët, të cilët sipas tij kishin ardhur të papërgatitur. Aq sa as ngjitës dhe litarë për të neutralizuar “viktimat” e tyre, s’kishin marrë me vete. Megjithatë hetimet nuk ndaluan. Ishte pikërisht një detaj që Babis nuk e kishte llogaritur, ajo që e nxorri blof duke e vendosur në pranga. 

Ora e vajzës 20-vjeçare tregonte kohën reale të vdekjes së saj, pikërisht 4:11, gjë që nuk përkonte me atë që kishte dëshmuar Babis Anagnostopulos. Madje ora e këtij të fundit tregonte aktivitet të shtuar, gjë e çuditshme për një person që ka të lidhura duar e këmbë. Po ashtu ora në të cilën ai rrëfen grabitjen nuk përputhej. Kaq mjaftoi për të kuptuar se kush ishte fajtori! Prej më shumë se një javë, Policia rridhte informacione në media për një shqiptar që ndoshta nuk ekziston dhe sesa pranë ishte për arrestimin e tij, ndërkohë që mbante “top secret” planin e arrestimin e tij. Tek e fundit Babis ishte pilot dhe mund të largohej në çdo moment. Policia vajti me helikopter për ta marrë në ishull, duke i dhënë vetëm një shpjegim: Kemi kapur një, eja ta identifikosh! Por i vunë prangat.

Pas 8 orësh, në sallë, i vendosur përballë efektivëve Babis Anagnostopulos u rrëfye. Piloti 32-vjeçar pretendoi se gruaja e tij i tha se do ta linte, madje se kishte filluar dhe të kërkonte hotel për të qëndruar. Babis gjithashtu në rrëfimin e tij, tregoi se Caroline kishte ndryshuar pas lindjes së fëmijes dhe se ishte bërë e dhunshme. Ai më tej, tregoi edhe mënyrën se si e mbyti atë me jastëk, si dhe vrau edhe qenin që ta bënte ngjarjen që sajoi më të besueshme. 

Ndërkohë që mediat greke ditën e sotme kanë nxjerr edhe një pjesë nga ditari i Caroline, në të cilin ajo kishte shkruar se kishte menduar që ta linte, 32-vjeçarin që në muajin dhjetor të vitit 2019. Caroline në ditar e kishte përshkruar marrëdhënien e saj me Babis, të tensionuar.

“Ajo e hodhi fëmijën në krevat dhe më tha të ngrihesha dhe të largohesha nga shtëpia. Ajo më shtyu dhe më goditi me grushte. U mjegullova, e mbyta dhe pastaj inskenova grabitjen,”-tregoi ai po pa dhënë detaje të tjera. 

Tani pritet që piloti të dalë para togave të zeza dhe të njihet me dënimin e tij, ndërkohë që foshnja 11-muajshe pritet që të jetojë me familjarët e Carolinës, ose të Babis. 

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet caroline crouch grabitje ne greqi greqi vrasja e caroline crouch caroline crouch grabitje ne greqi greqi vrasja e caroline crouch

Sondazh

Poll

Aktualitet 18 Qershor 2021, 05:00

TIRANË– Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme, në hyrje të spitalit “Nënë Tereza”. Një mjet është përplasur me një motor, duke lënë të plagosur dre...

Aktualitet 17 Qershor 2021, 19:13

TIRANË– Teksa njerëzit që e donin të vdekur Besmir Haxhinë vazhdojnë të jenë në arrati, SPAK ka hapur dyert e burgut edhe për dy të nënkontraktuar nga grup...