Aktualitet

Tensione/ Policia reprezalie para protestës, PD: Bllokohen autobusët me protestues në Korçë

25 Maj 2019, 14:51 Nga DOSJA
Tensione/ Policia reprezalie para protestës, PD: Bllokohen autobusët

KORÇË- Policia ka bllokuar dy autobus me protestues në Korçë. Sipas denoncimeve të qytetarëve në Korçë bëhet me dije se  dy autobus janë mbajtur të bllokuar dhe dy protestues janë shoqëruar.

Lajmi bëhet i ditur nga kreu i PD në Korçë Andrea Mano, i cili akuzoi policinë se po ushtron presion mbi protestuesit.

Sipas Manos, dy protestuesit njëri prej të cilëve ish-polic po mbahen pa asnjë arsye të shoqëruar ndërkohë që policia nuk ka dhënë asnjë sqarim pse u shoqëruan.

Protestuesit janë ndaluar në një postbllok policie në hyrje të qytetit, në autobusin me të cilin po udhëtonin drejt Tiranës.

(A.B. Dosja.al)

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet anrea mano policia bllokon protestuesit protesta e opozites 25 maj 2019 anrea mano policia bllokon protestuesit protesta e opozites 25 maj 2019

Sondazh

Poll