Aktualitet

Iu dha pronat në Theth familjarëve, arrestohet ish-kreu i Komunës Shalë

25 Maj 2019, 11:43 Nga DOSJA
Iu dha pronat në Theth familjarëve, arrestohet ish-kreu i Komunës

Shkodër: Në prangat e policisë ka rënë Dedë Tonaj, ish-kryetari i komunës Shalë pasi është i dënuar me 2 vite e 8 muaj burg, për veprën penale “Shpërdorimit të detyrës”. Ai akuzohet se kur ka qenë në postin e krye-komunarit ka bërë abuzime me pronat, duke i kaluar një pjesë të pronave në Theth familjarëve të tij.

Ai është dënuar sepse në bazë të këtyre dokumenteve dhe pa asnjë të drejtë ligjore, ka bërë pronarë një numër personash, mes të cilëve edhe të afërm të tyre si dhe persona që nuk janë banorë të zonës turistike të Thethit.

Gjithashtu Tonajt i është hequr e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhe kohe prej 5 vitesh në bazë të nenit 35/1 të Kodit Penal.

Njoftimi i policisë:

Vijon zbatimi i planit të masave për kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të shpallur në kërkim

Kapen dhe ndalohen dy persona të shpallur në kërkim.

Nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim D. T. 48 vjeç, banues në fshatin Vuksanaj, Shkodër, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër me vendim nr.1094, datë 19.12.2017, e ka dënuar me 2 vite e 8 muaj burg, për veprën penale “Shperdorimit të detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, si dhe i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhe kohe prej 5 vitesh në bazë të nenit 35/1 të Kodit Penal.

J.V/Dosja.al 

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet dedë tonaj arrestohet ish-kreu i komunës shalë arrestohet dedë tonaj arrestohet ish-kreu i komunës shalë

Sondazh

Poll