Aktualitet

Shkatërrohet grupi kriminal në Itali, liderja marokene e fejuar me ‘skifterin’ shqiptar

25 Maj 2019, 14:00 Nga DOSJA
Shkatërrohet grupi kriminal në Itali, liderja marokene e fejuar me

ITALI– Policia italiane ka “shkatërruar” një grup kriminal, mes të cilëve kishte edhe shqiptarë të përfshirë.

Grupi u zbulua nga një festë e organizuar nga shefi i një kompanie, i cili donte që të “kënaqte” punonjësit e tij.

“Kërkova disa ‘kukulla’ atë natë djemtë më kishin kërkuar pak argëtim dhe unë nuk doja të bëja figurë m*ti”.

Kështu u shpreh pronari i firmës, një ndër të arrestuarit e operacionit të Policisë italiane.

Sipas mediave italiane, pronari dhe tregtari i drogës kishin biseduar me njëri-tjetrin në telefon për të marrë “mallin”. Të dy njiheshin, sepse nëse do të blije drogë në atë grup, duket të njiheshe nga dikush në grup ose të ishe prezantuar më parë me njërin nga 15 të arrestuarit. Nuk ishte e lehtë të merrje furnizim prej tyre.

Por edhe pse në telefon flitej me meshkujt ishin gratë ato që menaxhonin shitjen e drogës. Nga katër “mbretëresha të drogës”, lidere ishte Jeddar Ouarda, e njohur si Françeska, një 36-vjeçare marokene.

“Françeska” jetonte me fëmijët e saj dhe të fejuarin shqiptar, Federico Nikaj, 23 vjeç, gjithashtu i arrestuar. Shqiptari kishte edhe precedent të mëparshëm për vjedhje garazhdesh në Piemonte.

Ndër 300 konsumatorët e drogës në Asti, u arrestua edhe një 30-vjeçar që kishte shkuar për të blerë drogë për vete dhe babanë e tij gjashtëdhjetëvjeçar.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen shqiptaret ne itali federico nikaj itali mbreteresha e droges arrestohen shqiptaret ne itali federico nikaj itali mbreteresha e droges

Sondazh

Poll