Aktualitet

Festa e Abetares te “Shkolla e Kuqe”, sytë e vogëlushëve ndritin nga gëzimi (Video)

25 Maj 2019, 11:18 Nga DOSJA
Festa e Abetares te “Shkolla e Kuqe”, sytë e

Tiranë- Ditën e sotme në “Shkollën e Kuqe “në Tiranë është zhvilluar festa e Abetares  me nxënësit e klasës së IA. Ajo që u vu re ishte se kishte shumë atmosferë dhe gëzim në sytë e vogëlushëve në këtë festë. Të gjithë të lumtur shihnin në sy mësuesen e tyre teksa recitonin vjersha në gjuhën shqipe.

Me përkushtimin e saj mësuese Elena Ndreka ishte përballë jehonës së pafajësisë në lundrimin e pentagramit të tingullit të çdo shkronje të artë, në belbëzimin e gjuhës shqipe.

Foto nga festa e Abetares 

Shpirti i sakrificës së mësueses artdashëse, e ka filluar këtë rrugëtim me durimin më të madh për të arritur të shohë këta nxënës në këtë skenë, duke u dhuruar përjetësisht çelësin e dijes.

Të gjithë nxënësit kanë falënderuar mësuesen Ndreka, që në memorien e këtyre fëmijëve do të jesh ajo mësuesja model e klasës së parë, që iu ka mësuar ABC-në.  Festa e abetares është një traditë që tashmë në Shqipëri festohet prej dekadash.

Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet festa e abetares shkolla e kuqe tiranë festa e abetares shkolla e kuqe tiranë

Sondazh

Poll