Aktualitet

Ish-prokurorja Sevdari letër ONM, kërkon largimin e atyre që e shkarkuan: S’përmbushin kushtet

25 Maj 2019, 14:21 Nga DOSJA
Ish-prokurorja Sevdari letër ONM, kërkon largimin e atyre që e

TIRANË– Ish-prokurorja dhe ish-anëtarja e KLP,  Antoneta Sevdari, me dy letra drejtuar Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM) ka kërkuar fillimin e një procedimit disiplinor dhe mbarimin e mandatit për dy anëtarët e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Ardian Hajdari dhe Luan Daçi.

Sevdari argumenton se dy prej anëtarëve të KPA që dhanë edhe vendimin për shkarkimin e saj kanë qenë figura të papërshtatshme pasi nuk përmbushin kushtet e përcaktuara me ligj për të qenë gjyqtar.

Në letrat e saj, Sevdari shkruan për dy nga anëtaret e Kolegjit të Apelimit duhet që të vërtetohen kushtet e pazgjidhshmërisë dhe të papajtueshmërisë në ushtrimin e funksionit.

“Ardian Hajdari nuk plotëson kushtin të ketë përvojë pune jo më pak se 15 vjet si gjyqtar, prokuror, avokat, profesor i së drejtës, nëpunës i shërbimit civil në nivel drejtues ose në një përvojë të njohur në fushën e së drejtës administrative ose sfera të tjera të së drejtës”…. Ardian Hajdari, e ka mesataren në studime 6,44 në këto kushte ai nuk përmbush kushtin e parashikuar në germën d) të pikës së dytë të nenit 6 të ligjit 84/206, pra notën mesatare jo më pak se 8, nëse ka përfunduar ciklin e dytë të studimeve universitare për drejtësi me diplomë “Master i shkencave” në Shqipëri, ose studimet universitare për drejtësi jashtë shtetit, dhe ka marrë një diplomë të njësuar sipas rregullave për njësimin e diplomave, të parashikuar me ligj.

Nga procesverbali i mbledhjes së KLD-së i datës 18.11.2016 rezulton se z. Luan Daci ka aplikuar për vendet vakante të shpallura nga ky institucion në pozicionin e “Gjyqtarit të Shkallës së Parë”. Komisioni i Shqyrtimit të kandidaturave për vendet vakant të Gjyqtarit të Shkallës së Parë, ka skualifikuar z. Luan Daci nga gara për shkak se nuk plotëson kushtet ligjore. Sipas këtij procesverbaliky kandidat me vendimin nr.06 datë 24.12.1997, është shkarkuar nga detyra…. Luan Daci nuk plotëson kushtin “të ketë përvojë pune jo më pak se 15 vjet si gjyqtar, prokuror, avokat, profesor i së drejtës, nëpunës i shërbimit civil në nivel drejtues ose në një përvojë të njohur në fushën e së drejtës administrative ose sfera të tjera të së drejtës”

Gjithashtu në letrat e saj, Sevdari përmend faktin se dy anëtarët e KPA-së nuk e njohin mirë gjuhën angleze, një tjetër kusht ky për të qenë pjesë e Vetting-ut në drejtësi.

Prokurorja, Antoneta Sevdari u shkarkua nga KPA në datën 28 shkurt me aryestimin se nuk justifikonte dot pasurinë. Komisini i Pavarur i Kualifikimit i ka gjetur asaj probleme me pasurinë e bashkëshortit, pasi sipas prokurorës burri i saj kishte punaur në Araninë Saudite dhe nuk e dokumentonte dot burimin e të ardhurave, pasi punëdhënësi kishte ndërruar jetë. 

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet antoneta sevdari ardian hajdari kpa kpk luan daci vetting antoneta sevdari ardian hajdari kpa kpk luan daci vetting

Sondazh

Poll