Aktualitet

Tubimi i opozitës/ Demokratët e Fierit akuzojnë policinë: Po ushtron presion mbi protestuesit

25 Maj 2019, 14:41 Nga DOSJA
Tubimi i opozitës/ Demokratët e Fierit akuzojnë policinë: Po

 

FIER-Teksa partitë opozitare kanë nisur përgatitjet për tubimin e radhës para kryeministrisë, protestuesit nga Fieri dhe rrethet e tjera janë nisur drejt kryeqytetit për të marrë pjesë në protestën e 6-të kombëtare.

Mësohet se qindra protestues janë nisur drejt kryeqytetit me autobusë, mjete të transportit publik apo autovetura private.

Ndërsa, kreu i demokrateve fierak, Luan Baçi ka akuzuar policinë se po ushtron presion te qytetarët, për të mos lejuar që të marrin pjesë në protestë. Sipas tij policia i ka bërë presion edhe një anëtari të kryesisë së PD dega Fier, për t’i penguar që të marrin pjesë në tubim.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet dega e pd fier luan baci protesta e opozites 25 maj 2019 protestuesit e fierit dega e pd fier luan baci protesta e opozites 25 maj 2019 protestuesit e fierit

Sondazh

Poll