Aktualitet

E quajti të eksituar gazetaren, peticion në rrjet kundër gjuhës seksiste të Skënder Gjinushit

25 Maj 2019, 11:58 Nga DOSJA
E quajti të eksituar gazetaren, peticion në rrjet kundër

Tiranë-Një ditë pasi kreu i Akademisë së Shkencave Skënder Gjinushi pati një debat me gazetarët, ku u shpreh ndaj njërit prej tyre se të shkonte të mjekohej se ishte i eksituar, ka ardhur edhe reagimi qytetar. (lexo këtu)

Në rrjet ka nisur një peticion kundër Skënder Gjinushit për gjuhën e tij seksiste. “Gjinushi kërko falje publike për gjuhën denigruese e seksiste ndaj gazetareve”, është tema e peticionit për Skënder Gjinushin.(klikoni këtu për peticionin kundër Gjinushit)

Por nuk ka munguar edhe personat që protestojë kundër Gjinushit. I tillë është edhe Dilaver Nelaj i cili është në parullën e tij sot shkruan: “Akademia e Shkencave na la më 24.05.2019”.

Skënder Gjinushi mori 35 vota pro dhe 6 kundër. Theksojmë se 11 të tjerë kanë votuar me postë ndërsa Akademiku Artan Fuga ka refuzuar të jetë pjesë e këtyre zgjedhjeve. (lexo këtu)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet skender gjinushi zgjedhjet ne akademine e shkencave skender gjinushi zgjedhjet ne akademine e shkencave

Sondazh

Poll