Politike

Andi Bushati: Amerika do bëjë drejtësi në Shqipëri aq sa dënoi Donald Lu ‘pëshqit e mëdhenj’, u trashën e s’u kap

17 Qershor 2021, 19:24 Nga DOSJA
Andi Bushati: Amerika do bëjë drejtësi në Shqipëri aq

TIRANË– Analisti Andi Bushati nuk mendon se janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës ato që do të sjellin demokracinë perfekte në vend.

I ftuar në “Open”, Bushati tha se SHBAtë do të sjellin demokracinë e re në vedn, aq sa ish-ambasadori Donald Lu arrestoi peshqit e mëdhenj, duke kujtuar kështu deklaratën e ish-diplomatit.

Me ironi, Bushati shtoi se peshqit u trashën e s’u kapën.

“Akoma jam i kalamendur mes idesë që SHBA-të duan të bëjnë demokraci, apo thjeshtë shpallja non grata  Berishës është përpjekje për të ruajtur stabilitetin dhe për të ruajtur regjimin e Ramës. Nuk kam asnjë element që të them që kemi një angazhim të fortë për të bërë demokraci perfekte në Shqipëri. Ka një entuziazëm në Shqipëri që vjen sepse nuk kemi ndëshkuar dot hajdutët tanë dhe presim që këtë do të na e bëjë Amerika. Por do na e bëjë Amerika aq sa na dënoi Donald Lu peshqit e mëdhenj dhe sa kohë ka kaluar deri atëherë, peshqit janë trashur dhe nuk janë kapur. Një duartrokitje për mua dakord shpallja non grata e Berishës, por qoftë edhe një deklaratë për miliona paratë e drogës që pastrohen me ndërtimet në Tiranë,”- tha Bushati.

(F.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike andi bushati andi bushati

Sondazh

Poll