Bota

E rëndë në Maqedoninë e Veriut, sherr me babanë, djali e vret me thikë 

17 Qershor 2021, 20:15 Nga DOSJA
E rëndë në Maqedoninë e Veriut, sherr me babanë, djali

MAQEDONIA E VERIUT- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kaluar më Maqedoninë e Veriut. Policia në njoftimin e saj bën me dije se djali ka vrarë babanë e tij me thikë, pas një përleshje çasti. Babai nga lëndimet e mëdha nuk ka mundur që të shpëtojë, duke humbir jetën në spital. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Vraneshnica të Kërçovës. Ndërkohë që njoftim gjithashtu bëhet e ditur se para se ta vriste babai 48-vjeçar i ka drejtuar armën djalit të tij 25 vjeç.

Njoftimi i policisë:

“Më 16.06.2021 në fshatin Vraneshnica të Kërçovës, zyrtarët policorë të SP Kërçovë kanë privuar nga liria A.K (25), për shkak të dyshimeve se rreth orës 20:30, në shtëpinë e tij me thikë i ka shkaktuar lëndime të atit të tij J.K (48), i cili më vonë ka humbur jetën. Pas ndërmarrjes së masave është vërtetuar se rasti ka ndodhur pas një përballje fizike ku viktima me pushkë ka kërcënuar birin e tij”, thuhet në raportin e policisë

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota djali vret babane policia e maqedonise se veriut djali vret babane policia e maqedonise se veriut

Sondazh

Poll

Bota 17 Qershor 2021, 19:46

TIRANË– Parlamenti holandez ka votuar pro hapjes së negociatave të pranimit të Shqipërisë me Bashkimin Evropian, po ka një kusht.Balknaweb shkruan se...