Bota

EMA: BE duhet të përdorë të gjitha vaksinat anti-Covid

17 Qershor 2021, 18:42 Nga DOSJA
EMA: BE duhet të përdorë të gjitha vaksinat anti-Covid

BRUKSEL- Shtetet e Bashkimit Evropian duhet të përdorin të gjitha opsionet e vaksinës në dispozicion për të luftuar Covid. The Guardian shkruan se Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) u bëri thirrje të gjitha shteteve që të mos ndalojnë vaksinimet, por t’i vazhdojnë ato me çdo llojë vaksina që kanë në dispozicion.

“Ne jemi akoma në një pandemi dhe është shumë e rëndësishme që në këtë luftë kundër kësaj pandemie të përdorim të gjitha opsionet që kemi në dispozicion. Varet nga vendet anëtare se si i përdorin ato në interesin më të mirë të shëndetit publik. Nëse në të ardhmen do të ketë një lloj të caktuar vaksine që do të mbetet kryesorja, vaksinat e tjera do luajnë një rol ndihmës në kontrollimin koronavirusit. Ne jemi thjesht të kënaqur që kemi kaq shumë opsione,” thuhet në njoftimin e EMA-së.

Mesazhi i EMA-së ka ardhur pasi disa vende kanë kufizuar përdorimin e vaksinave të AstraZenecës dhe Johnson & Johnson për shkak të lidhjes me mpiksjen e gjakut.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota ema vaksinat anti-covid ema vaksinat anti-covid

Sondazh

Poll