Bota

“Budalla”/ Krimi në Glyka Nera, dalin mesazhet e fundit mes Carolinës dhe bashkëshortit të saj, çifti u grindë natën

17 Qershor 2021, 17:34 Nga DOSJA
“Budalla”/ Krimi në Glyka Nera, dalin mesazhet e fundit mes

GREQI- Mesazhet e fundit ne celular të shkruara mes të resë britanike 20-vjeçare Carolinë, e cila u vra rreth 1 muaj më parë dhe bashkëshortit të saj, kanë dalë në dritë. Tovima shkruan se sipas autoriteteve të policisë të gjitha provat tregojnë se vrasësi i 20-vjeçares është bashkëshorti i saj.

Mediat greke, shkruajnë se nga të dhënat që policia ka në dispozicion nga celulari i Carolinës, mendohet se në natën që u vra ajo ishte në një grindje me burrin e saj. Nga mesazhet e dërguara që dolën për mediat ishte përdorur edhe fjala “budalla“.

Ngjarja e rëndë ndodhi në Greqi pak javë më parë. Sipas dëshmisë së rreme të bashkëshortit të saj, tre persona, të cilët shkuan për të grabitur një shtëpi në Greqi, përfunduan duke vrarë 20-vjeçaren britanike, qenin  e familjes dhe duke torturuar edhe vetë atë. 20-vjeçarja u gjet e vrarë, në papafingo të shtëpisë, pranë krevatit të fëmijës së saj 11 muajshe, ndërsa burri i saj 32 vjeç, kishte krijuar një skenë sikur ishte i lidhur në një karrige në dhomën e gjumit. Ishte ai që njoftoi Policinë duke i rënë telefonit me hundë (sipas tij), por bashkëshortja kishte ndërruar jetë prej kohësh.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni caroline crouch vrasja e caroline crouch caroline crouch vrasja e caroline crouch

Sondazh

Poll

Bota 17 Qershor 2021, 16:03

GREQI– Të tjera detaje kanë dalë nga hetimet greke për zbardhjen e vrasjes së 20-vjeçares Caroline Crouch në banesën e saj, 35 ditë më parë në Glyka Nera...