Bota

Sulm me armë në Turqi, qëllohet një zyrtar i partisë pro-kurde në Izmir, një grua e vdekur

17 Qershor 2021, 17:48 Nga DOSJA
Sulm me armë në Turqi, qëllohet një zyrtar i partisë

TURQI- Një zyrtar i partisë pro-kurde HDP në Turqi është sulmuar ditën e sotme. Shafaq shkruan se sipas deklaratës së partisë, një person i armatosur ka qëlluar drejt zytrarit të partisë, për ta eleminuar atë.

Ndërkohë që fatkeqësisht një grua që po punonte në atë vend ku u qëllua zyrtari, mbeti e vdekur në vend, për shkak të plumbave të marra. Gruaja e vdekur është Denise Poiraz. Ndërkohë që më vonë nëna e viktimës në një postim në Tëitter shkroi: Ata më vranë vajzën.

Zyra e guvernatorit të Izmirit tha se autori i sulmit, është një punonjës shëndetësor, i cili ishte pushuar nga puna. Sipas njoftimit autori i ngjarjes u arrestua. Ndërsa HDP ka akuzuar qeverinë dhe partinë në pushtet, AKP të Presidentit Rexhep Tajip Erdogan, si “nxitës të këtij sulmi të egër” për shkak të dhunës retorike kundër partisë pro-kurde.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota sulm me arme ne izmir vritet nje gua sulm me arme ne izmir vritet nje gua

Sondazh

Poll

Bota 17 Qershor 2021, 16:03

GREQI– Të tjera detaje kanë dalë nga hetimet greke për zbardhjen e vrasjes së 20-vjeçares Caroline Crouch në banesën e saj, 35 ditë më parë në Glyka Nera...