Bota

Pas tetë orësh! Piloti pranon krimin makabër: E vrava Karolinën, lashë fëmijën në krevat dhe e mbyta. Më pas sajova gra

17 Qershor 2021, 18:44 Nga DOSJA
Pas tetë orësh! Piloti pranon krimin makabër: E vrava

GREQI– Piloti 32-vjeçar ka pranuar vrasjen e bashkëshortes së tij, Karoline, ngjarje që prej më shumë se një muaj ka ngritur në këmbë të gjithë policinë vendase. Mediat greke shkruajnë se i riu ka pranuar autorësinë e krimit makabër dhe si shkak ka treguar se është bërë zënka mes tyre, vetëm disa orë para vrasjes.

Kërcënimi i Karoline për largimin me të bijë dhe kërkesa e saj për tu ndarë i kishte çuar gjërat në një tjetër nivel, duke sjellë vrasjen. Më pas ai sajoi skenarin e grabitjes.

“E vrava Karolinën. Shkak u bënë fërkimet që kishim atë natë. Ajo thjesht erdhi në vëmendjen tonë atëherë. Hodha fëmijën në krevat. E mbyta dhe më pas mendova grabitjen,”- mësohet të ketë thënë ai.

Ky rrëfim i 32-vjeçarit erdhi pas tetë orësh marrjeje në pyetje. 32-vjeçari u arrestua sot me preteksin se do të identifikonte një tjetër person që ishte vënë në pranga për vrasjen e tëshoqes. Ai kishte planifikuar të arratisej drejt Turqisë, por tashmë po merret në pyetje si i dyshuar. Provat e mbledhura treguan se ai është vrasësi i bashkëshortes.

(F.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora vrasja e caroline crouch vrasja e caroline crouch

Sondazh

Poll