Bota

Akuzohet për korrupsion, prokurorët kërkojnë 6 muaj burg për ish-presidentin Nicola Sarkozy

17 Qershor 2021, 17:45 Nga DOSJA
Akuzohet për korrupsion, prokurorët kërkojnë 6 muaj burg

FRANCË–  Prokurorët francezë kanë kërkuar gjashtë muaj burg për ish-presidentin Nicolas Sarkozy, i cili akuzohet për korrupsion.

Sipas Reuters, prokurorët kanë vendosur të mos komentojnë kërkesën e tyre për heqjen e lirisë me 6 muaj për ish-presidentin.

Dy ditë më parë, ish-presidenti, mohoi akuzat në gjyqin rreth financimit të paligjshëm në fushatën e vitit 2012, ku ai doli humbës,. Sarkozy, pretendoi se shpenzimet e kryera nuk ishin përgjegjësi e tij dhe se ai nuk kishte lidhje me korrupsionin. Pavarësisht dëshmisë së tij, prokurorët pretendojnë se partia konservatore e Sarkozy shpenzoi gati dyfishin e 22.5 milionë eurove të lejuara sipas ligjit zgjedhor për fushatat, duke shtuar, se për të fshehur koston, ish-presidenti punësoi një agjenci që trajton çështjet e marrëdhënies me publikun.

Përveç këtyre akuzave, mbi ish-presidentin po shqyrtohen edhe akuza të tjera, pasi dyshohet se ka marrë para të paligjshme nga biznesmeni Liliane Bettencourt gjatë fushatës së tij të suksesshme presidenciale në 2007.

(kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota nicolas sarkozy nicolas sarkozy

Sondazh

Poll

Bota 17 Qershor 2021, 16:03

GREQI– Të tjera detaje kanë dalë nga hetimet greke për zbardhjen e vrasjes së 20-vjeçares Caroline Crouch në banesën e saj, 35 ditë më parë në Glyka Nera...