Bota

17 Qershor 2021, 19:46 Nga DOSJA

TIRANË– Parlamenti holandez ka votuar pro hapjes së negociatave të pranimit të Shqipërisë me Bashkimin Evropian, po ka një kusht.

Balknaweb shkruan se mocioni i hartuar nga dy deputetë holandezë, Kaminga dhe Amhaouch kërkon që të ketë si kusht mbikëqyrjen e vazhdueshme të progresit të Shqipërisë nga komisioni evropian, ku të sigurohet përfshirja e Holandës me përfaqësues të saj që do të raportojnë çdo vit në parlamentin holandez, sidomos në veçanti për çështjet e bashkëpunimit gjyqësor dhe migrimit.

“Shqipëria së fundmi ka bërë përparim në çështjet e kërkuara nga Bashkimi Evropian duke vënë në dukje se fillimi i negociatave të pranimit për Shqipërinë është vetëm fillimi i një proces të gjatë reformash,”- thuhet ndër të tjera në mocion.

Parlamenti holandez votoi sot pro mbajtjes së konferencës së parë ndërqeveritare me Shqipërinë. Më 22 qershor pritet mbledhja e Këshillit Evropian, ku Unioni do të vendosë nëse do të ketë apo jo një datë për Konferencën e Parë Ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

(F.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota integrimi i shqiperise ne be integrimi i shqiperise ne be

Sondazh

Poll