Bota

KURTHI! “Hajde se do identifikosh vrasësin”, burri i Karolinës u vu në pranga pasi iu kuptua plani për arratisje, do shk

17 Qershor 2021, 17:23 Nga DOSJA
KURTHI! “Hajde se do identifikosh vrasësin”, burri i

GREQI– Charalambos Anagnostopulos, 32-vjeçari pilot që akuzohet se ka vrarë bashkëshorten e tij, Carolina, ngjarje që tronditi të gjithë Greqinë, kishte në plan të arratisej. Newsbomb.gr shkruan se policia ka bërë gati helikopterin për të shkuar e për të marrë 32-vjeçarin, pasi kishte mësuar për planin e tij të arratisjes.

Dhe vetë të riut, nuk i është komunikuar akuza për vrasjen e të shoqes. Sipas mediave greke, 32-vjeçari është shpqëruar me preteksin se do të identifikonte dikë tjetër që ishte arrestuar për vrasjen e Karolinës.

“Po planifikonte të arratisej jashtë vendit, në Turqi. Për këtë arsye, policia dërgoi një helikopter nga Athina që mori 32-vjeçarin dhe e transportoi atë në GADA brenda një kohe të shkurtër.Policia shkoi direkt në varrezat e ishullit ku u mbajt shërbesa përkujtimore 40-ditore e Kalinës. Ata iu afruan pilotit por natyrisht nuk i thanë se ai ishte i dyshuar dhe se kishte prova kundër tij. Në vend të kësaj, atij iu tha se ishte një person i cili ishte arrestuar dhe duhej të shkonte menjëherë në Athinë për ta identifikuar,”- shkruan Newsbomb.gr..

(f.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora charalambos anagnostopulos vrasja e caroline crouch charalambos anagnostopulos vrasja e caroline crouch

Sondazh

Poll

Bota 17 Qershor 2021, 16:03

GREQI– Të tjera detaje kanë dalë nga hetimet greke për zbardhjen e vrasjes së 20-vjeçares Caroline Crouch në banesën e saj, 35 ditë më parë në Glyka Nera...

Bota 17 Qershor 2021, 15:17

SERBI- Raportuesi për Serbinë në Parlamentin Europian, Vladimir Bilčik duket se nuk i ka mirë punët me Serbinë. Tajung shkruan se Blicik është përplasur me Pres...