Politike

“Karremi!” Këshilli Bashkiak i Vlorës nuk tërhiqet nga ballafaqimi me Lelin, kërkon tjetër mbledhje jashtë radhe, kry

17 Qershor 2021, 17:08 Nga DOSJA
“Karremi!” Këshilli Bashkiak i Vlorës nuk

VLORË– Këshilli Bashkiak i Vlorës nuk heq dorë nga ballafaqimi me kryebashkiakun Dritan Leli. Këtë herë, në kërkesën e radhës ku është kërkuar një tjetër mbledhje jashtë radhe është përdorur si ‘justifikim’, shtyrja e afatit të të punës së sekretarit të këshillit Agron Gjilani.

Në shkresë thuhet se mbledhja është është parashikuar për ditën e nesërme në ambientet e Universitetit “Ismail Qemali” dhe lidhet me shtyrjen e afatit të punës për Gjilanin, i cili ka mbushur moshën e pensionit. Në këtë mbledhje, Këshilli Bashkiak i Vlorës kërkon të shtyjë daljen në pension të Gjilanit dhe mbajtjen e tij në punë në kushtet e emergjencës. Por, Leli nuk ka rënë as pre e këtij ‘karremi’.

Njësoj si me mbledhjen e organizuar në teatrin ‘Petro Marko’, në përgjigjen e tij, Leli ka argumentuar se mbajtja e mbledhjes në ambientet e Universitetit “Ismail Qemali”, është në kundërshtim të masave anti-Covid. Ndërsa, argumentin për shtyrjen e afatit të punës për Sekretarin e Këshillit Bashkiak Agron Gjilani që ka dalë në pension nuk e konsideron çështje emergjence.

Ditën e djeshme, kryebashkiaku Dritan Leli zhvilloi një takim me drejtorët e drejtorive të Bashkisë Vlorë, online, në mungesë të këshilltarëve të cilët kishin planifikuar t’i bënin gjyq publik. Leli e shmangu me “procedurë” mbledhjen e Këshillit Bashkiak që do të zhvillohej ditën e djeshme në orën 10:00 në ambientet e Teatrit “Petro Marko”, pasi sipas tij duhen respektuar masat anti-COVID.

Por çfarë ka ndodhur mes anëtarëve dhe Dritan Lelit?

Pak ditë më parë, anëtarët e Këshillit Bashkiak të Vlorës, kërkuan një mbledhje jashtë radhe me kryetarin e bashkisë, pasi sipas tyre, situata e shërbimeve vendore është alarmante. Ata ftuan në mbledhje deputetët e Vlorës, përfshirë edhe kryeministrin Edi Rama. Leli është ‘shpallur’ tashmë si i padëshiruar nga kryeministri Edi Rama që prej momentit që nuk pranoi të hiqte dorë nga posti i kryetarit të bashkisë Vlorë për t’u angazhuar në fushatë elektorale si kandidat për deputet. “Dritan Leli nuk është më pjesë e jona, nuk do të dalim përkrah tij në fushatë”,-është mesazhi që kryesocialisti iu dërgoi vlonjatëve në fushatë, ndërsa pas fitores e quajti Lelin “të vdekurin e bashkisë”.

(f.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike dritan leli mbledhja e keshillit bashkiak te vlores dritan leli mbledhja e keshillit bashkiak te vlores

Sondazh

Poll