Politike

Berisha u shpall non grata! Hajdari: Unë si Rudinë, s’jam në gjendje ta komentoj këtë vendim

17 Qershor 2021, 16:14 Nga DOSJA
Berisha u shpall non grata! Hajdari: Unë si Rudinë, s’jam

TIRANË– Rudina Hajdari nuk ka preferuar të komentojë vendimin e Departamentit Amerikan të Shtetit në lidhje me shpalljen non-grata të ish-kryeministrit Sali Berisha.

E ftuar në “Ftesë në 5”, Hajdari tha se ajo ‘si Rudinë’ nuk është në gjendje të komentojë një vendim të tillë dhe se raporti me Amerikën nuk duhet cënuar.

“S’jam unë e aftë të komentoj veprimet e DASH. Kanë arsyet e veta që arrijnë në këtë përfundim por unë si Rudinë nuk jam në gjendje të komentoj mbi një vendim të atillë. Them se duhet të japim pak kohë dhe të mos reagojmë shpejt. Nëse kanë bërë gabime në këtë vendim, duhet punuar, por nëse këto janë akuza që janë të forta, atëherë duhet bërë sa më transparente, por raporti ynë me Amerikën nuk duhet cënuar asnjëherë. Sot më shumë se asnjëherë i duhet opozitës ky raport i shëndoshë,”- tha Hajdari.

Ish-kryeministri Berisha u shpall non-grata nga Departamenti Amerikan i Shtetit bashkë me familjen e tij. Lajmi u dha nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, i cili njoftoi zyrtarisht se Berisha ka minuar demokracinë dhe se gjatë ushtrimit të detyrës së kryeministrit është përfshirë në afera korruptive dhe ka pasuruar aleatët e tij politikë. Vetë Berisha e ka konsideruar të pabazë këtë vendim duke kërkuar që SHBA-të të bëjnë publike çdo provë që kanë kundër tij. Berisha ka hedhur në gjyq Blinken për këto akuza pasi i është cënuar dinjiteti.

(f.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike rudina hajdari sali berisha rudina hajdari sali berisha

Sondazh

Poll