Politike

KUSHTI! Voton ‘PRO’ Parlamenti Holandez: Dritë jeshile për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare me Shqipërin

17 Qershor 2021, 14:41 Nga DOSJA
KUSHTI! Voton ‘PRO’ Parlamenti Holandez: Dritë jeshile për

TIRANË– Parlamenti holandez ka votuar sot pro mbajtjes së konferencës së parë ndërqeveritare me Shqipërinë. Lajmi është bërë i ditur nga ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka. Në një postim në Twitter, Xhaçka shkruan se Shqipëria tashmë i ka përmbushur kushtet dhe është e gatshme të mbajë Konferencën e Parë Ndërqeveritare.

“Holanda sapo votoi “Po”! Dritë jeshile nga Parlamenti Holandez! Shqipëria ka përmbushur kushtet dhe është e gatshme të mbajë Konferencën e Parë Ndërqeveritare. Një lajm shumë i mirëpritur dhe një njohje e merituar e çlirimit tonë të reformës.”, shkruan Xhaçka.

Balknaweb shkruan se mocioni i hartuar nga dy deputetë holandezë, Kaminga dhe Amhaouch kërkon që të ketë si kusht mbikëqyrjen e vazhdueshme të progresit të Shqipërisë nga komisioni evropian, ku të sigurohet përfshirja e Holandës me përfaqësues të saj që do të raportojnë çdo vit në parlamentin holandez, sidomos në veçanti për çështjet e bashkëpunimit gjyqësor dhe migrimit.

“Shqipëria së fundmi ka bërë përparim në çështjet e kërkuara nga Bashkimi Evropian duke vënë në dukje se fillimi i negociatave të pranimit për Shqipërinë është vetëm fillimi i një proces të gjatë reformash,”- thuhet ndër të tjera në mocion.

Një ditë më parë, ka patur një seancë debati në parlamentin holandez në lidhje me çështjen e Integrimit në BE dhe shumica ra dakord që të zhvillohet Konferenca e parë ndër-qeveritare me Shqipërinë. Pjesë e diskutimit ishte dhe Shqipëria dhe qëndrimi që do të mbajë Hollanda në mbledhjen e Këshillit në 22 Qershor.

(F.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike integrimi i shqiperise ne be olta xhacka parlamenti holandez per shqiperine integrimi i shqiperise ne be olta xhacka parlamenti holandez per shqiperine

Sondazh

Poll

Politike 17 Qershor 2021, 10:12

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka mbajtur takimin virtual të radhës, nën siglën e nismës “GATIPËRSHQIPËRINË”. Në fund të fjalës së tij, Rama ...