Politike

Gjëja e parë që bëri pas humbjes në zgjedhje! Rudina Hajdari: Stop, numëruam çfarë numëruam…më flihet gjumë

17 Qershor 2021, 15:44 Nga DOSJA
Gjëja e parë që bëri pas humbjes në zgjedhje! Rudina

TIRANË– Rudina Hajdari, e cila garoi nëzgjedhjet e 25 prillit nën siglën e “Nisma Thurje” dhe nuk arriti të siguronte asnjë ulëse në Kuvend, ka treguar se cila ka qenë gjëja e parë që ka bërë pasi ka humbur.

E ftuar në “Ftesë në 5”, Hajdari tha se pranë saj kishte shumë njerëz të lodhur në ato momente dhe ata prisnin që ajo të shpërthene, por ka ndodhur totalisht e kundërta.

Hajdari tha se gjëja e parë që i erdhi në mend ishte të shkonte e të flinte gjumë dhe se kur të zgjodhej, do të shikonte çfarë do të bënte.

“Ishte në mëngjes, isha akoma në zyrë dhe mbaj mend që njerëzit që ishin afër se ato momente kishte shumë njerëz pa gjumë, të lodhur dhe po mundohesha t’i mbaja të karikuar. Të gjithë po shihnin nëse do të shpërtheja nga emocionet. Pastaj thashë stop, numëruam çfarë numëruam, është e qartë që nuk ia dolëm këtë radhë. Gjëja e parë që më shkoi ndër mend ishte që më flihej gjumë. Do flija gjumë mirë dhe të nersërmen do shihja se ç’do bëja,”- tha Hajdari.

(F.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike rudina hajdari rudina hajdari

Sondazh

Poll