Politike

Zamira Rami shpallet fajtore për ‘shpërdorim detyre’, dënohet me 1 vit shërbim prove

17 Qershor 2021, 12:45 Nga DOSJA
Zamira Rami shpallet fajtore për ‘shpërdorim detyre’,

TIRANË– Ish-kryetarja e bashkisë Gjirokastër, Zamira Rami është dënuar me detyrimin për të kryer punë në interes publik për akuzat për shpërdorim detyre. Rami u shpall fajtore dhe u dënua për shpërdorim detyre me 1 vit burgim, duke e pezulluar ekzekutimin e burgimit dhe detyrimin per te kryer pune ne interes publik.

SPAK e akuzoi ish-kryetaren e Bashkisë Gjirokastër se në kundërshtim me ligjin, ka kryer veprime që kanë sjellë prishjen e dy pronave private gjatë realizimit të dy projekteve, një prej të cilave në kuadër të Rilindjes Urbane.

Në vitin 2019, pronarët e banesave të prishura për shkak të zbatimit të dy projekteve denoncuan Ramin në Prokurorinë e Gjirokastrës për “shpërdorim detyre”, duke pretenduar se nuk ishin dëmshpërblyer. Më pas dosja u transferua për kompetencë në SPAK.

Zamira Rami u zgjodh në krye të bashkisë Gjirokastër në vitin 2015 si përfaqësuese e Lëvizjes Socialiste për Integrim me 54.47 % të votave. Pas vendimit të opozitës për të bojkotuar zgjedhjet lokale të 2019, Rami nuk kandidoi për një mandat të dytë.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike zamira rami zamira rami

Sondazh

Poll

Politike 17 Qershor 2021, 10:12

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka mbajtur takimin virtual të radhës, nën siglën e nismës “GATIPËRSHQIPËRINË”. Në fund të fjalës së tij, Rama ...