Politike

Emërimi i kandidatit të Tom Doshit në Shkodër, PD: Serdar Hoxha ka një dosje të paverifikuar për të shkuarën e tij krim

17 Qershor 2021, 15:08 Nga DOSJA
Emërimi i kandidatit të Tom Doshit në Shkodër, PD: Serdar

TIRANË– Partia Demokratike e ka konsideruar zyrtarizim të masakrës zgjedhore emërimin e kandidatit të Partisë Socialdemokrate, Serdar Hoxha, në krye të Inspektoriatit të Ndërtimit në Shkodër. Në një deklaratë për mediat, Enkelejd Alibeaj tha se ‘ushtari’ i Tom Doshit ka ende një dosje të paverifikuar për të shkuarën e tij kriminale, por kjo nuk e ka penguar qeverinë ta emërojë atë në një detyrë të rëndësishme. 

Alibeaj shton se kjo gjë tregon se aleanca mes Ramës dhe Doshit nuk është ndaluar asnjëherë dhe se 3 mandatet e PSD-së janë vënë në shërbim të Edi Ramës, si garanci për të vazhduar ndarjen e pushtetit të vjedhur dhe për të thelluar më shumë zhvatjen e shqiptarëve.


Deklarata e plotë: Aleanca mes Edi Ramës dhe Tom Doshit është zyrtarizuar sot me një emërim kyç kriminal në Shkodër. Serdar Hoxha, kandidati për deputet i PSD-së së Tom Doshit u emërua kryeinspektor për Veriun në Inspektoriatin e Ndërtimit, një funksion në varësi të qeverisë së drejtuar nga Edi Rama. Ushtari i Tom Doshit ka akoma në prokurori një dosje të paverifikuar për të shkuarën e tij kriminale, por kjo nuk e ka penguar qeverinë ta emërojë atë në një detyrë të rëndësishme. Me emërimin e sotëm, Edi Rama ka konfirmuar zyrtarisht koalicionin me personin që SHBA e shpallën non grata për shkak të së kaluarës së tij kriminale, dhunimin e të drejtave të njeriut dhe përfshirjen në korrupsion.

Mediat mund t’i kujtojnë shqiptarëve deklaratën e Edi Ramës para zgjedhjeve se nuk do të qeveriste me Tom Doshin. Sot të gjithë e kanë të qartë se kjo ishte pjesë e lojës së pistë të Edi Ramës për të mashtruar publikun dhe partnerët. Aleanca e tyre nuk është ndalur asnjëherë. Tom Doshi ka përfituar miliona euro nga qeveria e Edi Ramës, për t’i përdorur ato për blerjen e votave në masakrën e zgjedhjeve të 25 Prillit. 3 mandatet e blera janë mandate në shërbim të Edi Ramës, janë garanci për të vazhduar ndarjen e pushtetit të vjedhur dhe për të thelluar më shumë zhvatjen e shqiptarëve.

Qytetarët janë të ndërgjegjshëm se Edi Rama dhe Tom Doshi janë një. Partia Socialdemokrate është vetëm një zgjatim i Edi Ramës për të mbajtur të paprekur aleancën me Tom Doshin, si dhe kopertura e paktit kriminal Rama-Doshi për masakrën zgjedhore të 25 Prillit. Emërimi i njerezve të Tom Doshit në qeverisjen e vendit është një nga treguesit se nën drejtimin e Edi Ramës, interesat e shqiptarëve mbeten të pambrojtura!

Në krye të Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit në Shkodër është emëruar ditën e sotme Serdar Hoxha. I emëruari sot në krye të IKMT-së, Serdar Hoxha ka qenë kandidat për deputet i partisë së Tom Doshit në zgjedhjet e 25 prillit. Edhe pse nuk arriti të fitonte mandatin, 25 vjeçari Serdar Hoxha është bërë drejtor në një institucion të rëndësishëm.

(f.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike edi rama serdar hoxha tom doshi edi rama serdar hoxha tom doshi

Sondazh

Poll