Politike

Akuzohej për shpërdorim detyre, Apeli i GJKKO merr vendimin për ish-kreun e Bashkisë së Hasit, lë në fuqi dënimin

17 Qershor 2021, 12:41 Nga DOSJA
Akuzohej për shpërdorim detyre, Apeli i GJKKO merr

TIRANË–Gjykata e Posaçme e Apelit la të pandryshuar dënimin me 1 vit burg për ish-kryebashkiakun e Hasit, Adem Lala, i cili u shpall fajtor për shpërdorim detyre.

GJKKO e shpalli atë fajtor për akuzën e shpërdorimit të detyrës nga zyrtari publik, duke e dënuar me 5 vite heqje të drejtës për të mbajtur një funksion publik, ndërkohë që dënimi i konvertohet në 1 vit e 4 muaj shërbim prove.

Lala akuzohej për privatizimin e një ndërtese në Has, procedurë e cila më pas është anuluar. Hetimi për Lalën ka filluar fillimisht nga prokuroria e Kukësit dhe më pas është transferuar në Prokurorinë e Posaçme, ose ndryshe SPAK.  Adem Lala është zyrtari i parë nga të zgjedhurit vendorë që merret i pandehur që nga krijimi i SPAK.

Lala, i cili garoi në siglën PS-LSI, është profesion ish-ushtarak dhe ka mbajtur edhe dy mandate si kryetare komune në fshatin Golaj.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike adem lala denohet adem lala adem lala denohet adem lala

Sondazh

Poll

Politike 17 Qershor 2021, 10:12

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka mbajtur takimin virtual të radhës, nën siglën e nismës “GATIPËRSHQIPËRINË”. Në fund të fjalës së tij, Rama ...

Politike 17 Qershor 2021, 09:08

TIRANË– Tariq Ali, intelektual i njohur britanik, aktivist e zë i fortë publik i së majtës, penë e rëndësishme e Guardian dhe LRB, analizon në “ASH...