Bota

Ligji për ekzekutimet në SHBA, Gjykata e Karolinës së Jugut u jep mundësi zgjedheje të burgosurve: Elektricitetin apo push

17 Qershor 2021, 16:32 Nga DOSJA
Ligji për ekzekutimet në SHBA, Gjykata e Karolinës së Jugut

SHBA- Një gjykatë e lartë në shtetin amerikan të Karolinës së Jugut ka bllokuar dy ekzekutime të burgosurve. BBC shkruan se gjykata u ka dhënë atyre mundësinë që të zgjedhin për vdekjen, ose me elektricitet ose me pushkatim.

Një ligj i ri i vendosur këtë muaj në SHBA, kërkon që të burgosurit me dënim me vdekje, të vendosin midis dy metodave nëse nuk ekzistojnë ilaçe vdekjeprurëse. Por teksa autoritetet e burgut nuk kanë formuar ende një skuadër pushkatimi, ekzekutimet janë ndërprerë nga gjykata supreme.

Vrasësve të dënuar iu mohuan injeksionet vdekjeprurëse, opsioni i tyre më i mirë,pasi autoritetet e burgut nuk kishin ilaçet e nevojshme. Një mungesë e këtyre barnave ka çuar në një pauzë 10-vjeçare në këtë metodë ekzekutimi në shtet. Ligji i ri, i cili hyri në fuqi muajin e kaluar, u krijua për të mbyllur një boshllëk që lejoi të burgosurit të shtyjnë për një kohë të pacaktuar ekzekutimet e tyre nëse ilaçet nuk ishin në dispozicion.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota denimet me vdekje ne shba denimet me vdekje ne shba

Sondazh

Poll

Bota 17 Qershor 2021, 16:03

GREQI– Të tjera detaje kanë dalë nga hetimet greke për zbardhjen e vrasjes së 20-vjeçares Caroline Crouch në banesën e saj, 35 ditë më parë në Glyka Nera...

Bota 17 Qershor 2021, 15:17

SERBI- Raportuesi për Serbinë në Parlamentin Europian, Vladimir Bilčik duket se nuk i ka mirë punët me Serbinë. Tajung shkruan se Blicik është përplasur me Pres...