Bota

Japonia i vendos maskë statujës gjigande budiste në shenjë lutje: Do të qëndrojë deri në fund të pandemisë

17 Qershor 2021, 14:25 Nga DOSJA
Japonia i vendos maskë statujës gjigande budiste në shenjë

JAPONI- Për ta përshtatur me kohët covidiane në të cilat po jetojmë, Japonia veshi me një maskë anti-COVID statujën gjigande budiste, edhe në shenjë lutjeje për fundin e pandemisë.

Mediat raportojnë se prej 3 orësh të lidhur në litar, 4 punëtorë bënë të mundur vendosjen e maskës në statujën 57 metra të gjatë. Maska do të qëndrojë në fytyrën e statujës për aq kohë sa COVID-19 do të jetë një shqetësim për botë, do të qëndrojë derisa pandemisë të marrë fund.

Statuja e cila është ndërtuar 33 vjet më parë, mban në krahët e saj një foshnje, si shenjë lutjeje për lindjen e foshnjave të shëndetshme. Ajo gjithashtu është një pikë turistike që vizitohet nga qindra turistë në ditë.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota japoni statuja japoni statuja

Sondazh

Poll