Bota

17 Qershor 2021, 16:03 Nga DOSJA

GREQI– Të tjera detaje kanë dalë nga hetimet greke për zbardhjen e vrasjes së 20-vjeçares Caroline Crouch në banesën e saj, 35 ditë më parë në Glyka Nera. Teksa hetuesit janë gjithmonë e më pranë zbardhjes, mediat greke shkruajnë se vrasësi mund të arrestohet brenda pak orësh, sot ose nesër, megjithëse oficerët janë ende duke i mbajtur letrat e tyre të mbyllura.

Mediat greke shkruajnë se ora që 20-vjeçarja mbante në dorë dhe telefoni i saj po ndihmon hetuesit në identifikimin e autorit. Ora ‘smart’ të cilën Caroline mbante vendosur, e cila maste edhe pulsin e zemrës, ka qenë në ‘punë’ në momentin që vrasësi ishte përballë saj. Ora do të tregojë edhe kur ka pushuar pulsimi i zemrës së Caroline, që do të vërtetojë nëse do të jetë e njëjtë me atë që ka deklaruar bashkëshorti i saj. 

Detaji i ri nga hetimet është se tashmë, policia nuk është më e bindur për ekzistencën e grabitësve në shtëpinë në Glyka Nera. Në qendër të hetimit policor janë disa gjetje në lidhje me heqjen e kartës së  memories të kamerave në shtëpi dhe kohën e vdekjes së vajzës fatkeqe. 

Aktualisht, bashkëshorti i viktimës, Babis Anangnostopolos, i cili është i dyshuar si i përfshirë në vrasje është marrë me urgjencë me një helikopter të posaçëm në ceremoninë përkujtimore për 21-vjeçaren Caroline që po zhvillohej në ishullin Alonisos dhe është shoqëruar në Drejtorinë e Policisë së Atikës. Një tjetër pikë dyshimi është se kush mund të ketë pastruar skenën e krimit pasi nuk u gjet asnjë shenjë ADN-je, gjithashtu është për t’u zbardhur dhe fakti se pse ora biometrike e Caroline ishte ndryshuar. Sot atij i duhet të sqarojë përfundimisht deklaratat e tij kontradiktore. Në të njëjtën kohë, një person tjetër pranë çiftit është thirrur për të dëshmuar në këtë çështje.

Burri i viktimës në Glyka Nera është në Departamentin e Vrasjeve në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Atikës, si i vetmi dëshmitar okular, në informacionin e ri që ka dalë nga hetimet”, kanë bërë me dije hetuesit.

Tre pikat ku janë përqëndruar hetuesit:

E para është koha e heqjes së kartës së memories nga kamera e sigurisë së shtëpisë

E dyta janë analizat e bëra pas heqjes së privatësisë së celularëve (përfshirë telefonin celular të pilotit 33-vjeçar.

E treta ka të bëjë me analizën e orës biometrike që Caroline 20-vjeçare mbante në kohën që u vra 20-vjeçarja, pasi kur kishte vrasësin ballë për ballë, ora ishte në dorë. Policia po përpiqet të përcaktojë nëse pulsi i Caroline 20-vjeçare ndaloi në kohën kur u raportua se ajo ishte vrarë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Greqi pak javë më parë. Tre persona, të cilët shkuan për të grabitur një shtëpi në Greqi, përfunduan duke vrarë 20-vjeçaren britanike, qenin e familjes dhe duke torturuar bashkëshortin e të resë. 20-vjeçarja u gjet e vrarë, në papafingo të shtëpisë, pranë krevatit të fëmijës së saj 11 muajsh, ndërsa burri i saj 32 vjeç ishte i lidhur në një karrige në dhomën e gjumit. Ishte ai që njoftoi Policinë duke i rënë telefonit me hundë, por bashkëshortja kishtë ndërruar jetë prej kohësh. Pranë saj ndodhej foshnja, që fatmirësisht është në gjendje të mirë.

(kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni babis anangnostopolos caroline crouch babis anangnostopolos caroline crouch

Sondazh

Poll

Bota 17 Qershor 2021, 15:17

SERBI- Raportuesi për Serbinë në Parlamentin Europian, Vladimir Bilčik duket se nuk i ka mirë punët me Serbinë. Tajung shkruan se Blicik është përplasur me Pres...